Për fotografët e jashtëzakonshëm nuk ka rëndësi mjeti me të cilin fotografojnë!
Fotografia e rrallë, e bukur, domethënëse, mund të realizohet edhe me një aparat të thjeshtë telefoni!
Kjo fotografi na e vërteton më së miri një thënie të tillë!
Në fotografinë e mësipërme duket se diellin po e mbajnë nëpërmjet degëve të zhveshura! Në kufijtë e surreales!
Autori i kësaj fotografie, Arian Mavriqi, fotografi shqiptare më i kuotuar aktualisht në Kosovë, thotë se “Fotografia është realizuar ne fshatin Kranidell, Kumuna e Kamenicës, Kosovë. Ishte ngricë e akull i jashtëzakonshëm. Termometri shënonte -20 gradë C.
I paharruari ftohti dhe rrezet e para të lindjes se diellit. E veçanta është realizimi me telefonin Samsung 4!”/Edmond Kaceli