Politike10 Gusht 2022, 19:18

“Kur s'ke turp, të gjitha i bën”, Romeo Kara demaskon Berishën: Na solli CEZ-in dhe harxhoi miliona me HEC-e, sot merr guximin flet për energjinë

Shkruar nga Pamfleti
“Kur s'ke turp, të gjitha i bën”, Romeo Kara

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti dje një takim për energjinë, ku sulmoi qeverinë dhe premtoi se kur të vijë ai në pushtet do kemi një ndryshim total të situatës.

Por ndaj tij ka reaguar juristi Romeo Kara, i cili e ka paditur dy herë Berishën për afera me energjinë. Bëhet fjalë për aferën e CEZ. Sipas tij, Berisha vodhi miliona me energjinë dhe tani gjen kohë e tallet me qytetarët.

Kurrë mos u bëftë Shqipëria, nëse ka ngelur ta bëjë ky që e zhbëri.

Nuk arkëtonte as gjysmën e energjisë sa ishte në pushtet, duke rënduar koston tek pjesa që paguante dhe tek buxheti i shtetit.

Pagoi 6.4 mln euro IFC-në dhe 6.8 mln euro Nuel Kalajn si success fee, për privatizimin e dështuar të CEZ-it.

Investoi dhjetëra mln euro nëpër HEC-et, që i privatizoi për dy leke, duke prekur sigurinë energjetike.

Ndërtoi mbi 100 mln euro një TEC në Vlorë, që nuk punoi asnjë ditë, sepse u mor papërgjegjshmërisht në dorëzim  dhe ka vetëm kosto mirëmbajtjeje, pa dhënë asnjë të ardhur.

E la peng gjithë sistemin energjetik nëpër arbitrazhe dhe borxhe tek HEC-et në 2013, duke lënë qindra milionë euro fatura të papaguara si kopilat në derë.

Ky që ka dy padi korrupsioni lidhur me sistemin energjetik, me dëm ekonomik qindra milionë euro, ky merr guximin të tallet përsëri.  Kur s’ke turp, të gjitha i bën”, shkruan ai.

Politike Berisha energjia Kara