alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kur u krijua kopshti i parë zoologjik në botë

29/05/2022, 21:41
ne Bota, Kuriozitete
A A
Kur u krijua kopshti i parë zoologjik në botë

Kur u krijua kopshti i parë zoologjik në botë

Historianët nuk e dinë se kur u ndërtua kopshti i parë zoologjik në botë, apo kush e ndërtoi. Megjithatë, një gjë është e sigurt; se kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Magjepsja e njeriut me kafshët është e vjetër aq sa edhe vetë njerëzimi. Në pikturat më të vjetra të zbuluara nëpër shpella, disa prej të cilëve janë deri në 40.000 vite të vjetra, ka më shumë imazhe kafshësh sesa njerëzish.


-Lexo edhe:

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

Gërmimet arkeologjike në qytetin e lashtë egjiptian Nekhen, kanë zbuluar godina që datojnë rreth vitit 3500 Para Krishtit, dhe që përmbajnë eshtrat e hipopotamëve, majmunëve babuinë dhe elefantëve të mbajtur nën zinxhirë. Këto kafshë nuk jetonin zakonisht në Egjipt.

Ndaj jeta për to nuk do të ketë qenë e lehtë. Ato kanë pasur me gjasë një jetë shumë të shkurtër, dhe mbetjet e tyre tregojnë prova të lëndimeve të rënda. Varri i faraonit egjiptian Sahure, që vdiq rreth vitit 2500 Para Krishtit, përfshin imazhe realiste të arinjve sirianë të veshur me qafore dhe zinxhirë.

Mendohet se ata ishin rikthyer nga një ekspeditë tregtare, teksa nuk dihet sesa kohë jetuan. Nga ana tjetër studiuesit hipotetizojnë se ekspozita e parë publike e kafshëve, mund të jetë realizuar nga mbretëresha egjiptiane Hatshepsut rreth vitit 1480 Para Erës Sonë.

Studiuesit mendojnë se kopshti zoologjik, nisi të ndërtohej me kafshë të sjella në Egjipt nga një ekspeditë, të cilën mbretëresha e dërgoi në një territor të largët të njohur si Punt, që mund të ketë qenë Etiopia e sotme. Mbetet e paqartë se përse ajo e ndërtoi kopshtin zoologjik.

Por ndoshta e bëri këtë për të treguar pasurinë dhe të drejtën e saj për të sunduar. Mbajtja në robëri e kafshëve të rrezikshme dhe ekzotike, ka qenë shpeshherë një mënyrë përmes së cilës sundimtarët tregonin fuqinë e tyre. Kopshtet zoologjike të hershme gjenden në të gjithë botën.

Në Kinë, perandori Uen–Uang thuhet se ndërtoi rreth vitit 1060 Para Krishtit një “Kopsht të Inteligjencës”, ku kishte drerë, zogj dhe shumë peshq. Në Angli, Mbreti Henri I krijoi një kopsht zoologjik rreth vitit 1110, si pjesë e pronës së tij mbretërore në Udstok në Oksfordshajër.

Koleksioni i tij përfshinte tigrat, devetë, luanët dhe derrat. Ai u zhvendos në Kullën e Londrës në vitin 1235, në kohë kur mbretit Henri III iu dhuruan tre luanë nga Perandori i Shenjtë Romak Frederiku II. Koleksioni i kafshëve qëndroi në Kullën e Londrës për 600 vjet.

Nëse e vizitoni sot Kullën, mund të shihni ende disa nga kafazët. Ato janë punime guri të veshura me shufra metalike. Mbreti i Francës dërgoi një elefant në vitin 1255. Edhe pse kishte banesën e tij të veçantë, ai ngordhi pas vetëm disa vitesh.

Në koleksionin e këtij kopshti, përfshihej një ari polar që lejohej të notonte në lumin Tamiz, i mbajtur i lidhur me një zinxhir të gjatë. Ndërkohë, kostoja që duhej të paguanin vizitorët ishte ose një tarifë e vogël në para, ose një qen apo mace endacake për t’i ushqyer luanët.

Në Amerikë, mbreti aztek Montezuma II ndërtoi në fund të viteve 1500 një kopsht zoologjik në Tenoktitlan, që sot njihet si Meksiko Siti. Ai përmbante shumë zogj, gjitarë mishngrënës dhe gjarpërinj. Ky kopsht zoologjik ishte aq i madh, sa që për t’u kujdesur për kafshët ishin punësuar 300 njerëz.

Perandori shoqëroi personalisht për në kopshtin zoologjik vizitorët e parë nga Evropa. Ushtarët spanjollë, të udhëhequr nga Hernan Kortes, shkruanin se sa shumë e admironin kopshtin zoologjik, edhe pse e shkatërruan atë gjatë pushtimit të Tenokititlan në vitin 1591.

Kopshti zoologjik më i vjetër që funksionon ende, është ai i Shënbrun, që u ndërtua në Vjenë të Austrisë në vitin 1752. Kopshti zoologjik është i famshëm, pasi ishte i pari që përdori shumë risi në dizajn, siç ishte mbajtja e kafshëve në mjedise natyraliste, dhe duke bashkuar disa lloje kafshësh në një rrethim të përbashkët.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

15/08/2022, 16:47
Bota

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

15/08/2022, 16:23
SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen
Bota

SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen

15/08/2022, 14:18
Bota

Analiza/ Si shekujt e vetë-izolimit shndërruan Japoninë ndër shoqëritë më të qëndrueshme në botë

15/08/2022, 13:33
Bota

Zyrtarë rusë prapa shpinës së Putinit kërkojnë marrëveshje për fundin e luftës

15/08/2022, 12:55
Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Çfarë parashikon tjetër nga mistikja
Bota

Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Njihuni me parashikimet e tjera të frikshme të mistikes

15/08/2022, 10:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Gjobë për Koço Devolen nga çupa biondinë e policisë

Gjobë për Koço Devolen nga çupa biondinë e policisë

Fatbardha apo Fatbardh?! Kryesia e re e Berishës fut në dilemë Kreshnik Spahiun: Opozita ka shkuar për skrap!

Fatbardha apo Fatbardh?! Kryesia e Berishës fut në dilemë Kreshnik Spahiun: Opozita ka shkuar për skrap!

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

15/08/2022, 17:06
Starti më i keq i Junajtid në 101-vite, Ronaldo “simboli i të këqijave” që ka goditur ‘Djajtë’, shokët e skuadrës e largojnë dhe drekon i vetëm

Starti më i keq i Junajtid në 101-vite, Ronaldo “simboli i të këqijave” që ka goditur ‘Djajtë’, shokët e skuadrës e largojnë dhe drekon i vetëm

15/08/2022, 16:56

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

15/08/2022, 16:47
“Sa mirë që nuk të pashë, se do ta kishe merituar vërtetë një stërkëmbësh”, Konte ‘kërcënon’ Tuhel pas sherrit në derbin londinez (Video)

“Sa mirë që nuk të pashë, se do ta kishe merituar vërtetë një stërkëmbësh”, Konte ‘kërcënon’ Tuhel pas sherrit në derbin londinez (Video)

15/08/2022, 16:34

Shqipëria nuk është vetëm ajo e drogës, e Maseratit, e politikës dhe e çunave të Londrës!

15/08/2022, 16:29

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

15/08/2022, 16:23
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In