alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën

02/07/2022, 12:00
ne Editorial, Kryesore
A A
Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën

Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën

Do doja sot, vetëm tre minuta ndërgjegjësim nga ju që e lexoni apo dëgjoni këtë shkrim.

Shkruan Sokol Pepushaj


-Lexo edhe:

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

Pjerin Xhuvani është pushkatuar në sy të Taulant Ballës e Gazmend Bardhit. Kanë qenë të ndezura kamerat. Televizionet që paguhen nga mafia, ishin ‘on line’ me Edi Ramën, Lulzim Bashën, ambasadoren Yuri Kim, shefin e SPAK-ut Arben Kraja, OSBE-në e ODHIR-in, trupat diplomatike e deri rrjetet sociale. Masakrën e luftës, me shitblerje votash publikisht, e ndiqnin të gjithë, apo jo.

Kishim dy fronte lufte.

Pra “luftonin” dy “armiq”. Populli kërkonte ndryshim, të rrëzonte nga froni hajdutët; ndërsa bandat, politikanët, diplomatët, pushtetarët, fundërrinat e urryera të shoqërisë, gjakpirësit, ishin bashkë, për të lënë me çdo kusht në pushtet milionerin pa rrogë Edi Rama.

Kush thotë të kundërtën, e di edhe ai vetë se po gënjen dhe ja nxjerr gjuhën edhe më idioti, apo nuk është kështu?!

Po dita e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, mos ishte ndryshe me të tjerat?

E në esencë, 21 prilli 2021, përveçse 4 ditë përpara zgjedhjeve, s’ka të veçantë me ditët e tjera, as me 30 vitet e tjera në kohë zgjedhjesh e vjedhjesh, thjeshtë, ndryshon numri i viktimave dhe shkalla e dëmtimit.

Sa herë ka zgjedhje, ka luftë.

Do doja sot, vetëm tre minuta ndërgjegjësim nga ju që e lexoni apo dëgjoni këtë shkrim.

Ti, ku ishe kur u vra Pjerin Xhuvani dhe çfarë mendove atë çast?

Ne duam të guxojmë ta sjellim panoramën sa më reale. Të gjithë e dimë, kolegët e mi, politikanët e pushtetarët, kriminelët e diplomatët, OSBE/ODIHR,  gjykatësit e prokurorët, se gjithkush kishte “armë” në dorë, pra gjithkush ishte në këtë “front”, deri tek lajmësit apo regjistruesit, ishte duke vjedhur vota të mbushë kutitë për hajdutin Edi Rama.

Të tjerët, populli që në shumicë guxoi dhe abstenoi, por edhe  çdo votues, ose është kërcënuar, ose  ka pasur frikë se dikush ja vret vullnetin me plumb, ja merr votën këtej e ja numëron andej, për Edi Ramën.

Kjo ka ndodhur, apo jo?

Se u vodh vota, e panë me sy vrasjen Pjerin Xhuvanit gjithkush kishte sy. Edhe ata që nuk shohin, janë të bindur se doktor Xhuvani, ra në krye të detyrës, duke vjedhur vota për Edi Ramën dhe se, nuk po bënte asgjë më shumë se gjithë “ushtria” tjetër, të majtë e të djathtë, kriminelë e diplomatë, media,  hajdutët e patronazhistët.

Po pse sot shtiremi sikur bëjmë gjyqin e vrasjes?

Gjyqi u bë atë ditë. Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu lajmëroi se nuk ka materiale zgjedhore, nuk ka para dhe asgjë të kundraligjshme në frontin ku kishte viktima.

Edhe Edi Rama, Lulzim Basha, Sali Berisha, Yuri Kim, që të tërë ishin aty, në front, gënjyen para shqiptarëve, para kufomës, për të mirën e Shqipërisë, mendojnë ata.

As nuk thanë po gënjen shteti, drejtori i policisë, as se Pjerin Xhuvani u vra si hajdut votash. Pra e bënë të keqen edhe më të keqe, nuk vranë vetëm Xhuvanin, por çdo shpresë shqiptari për sot e për deri kur të kemi politikë e krim, diplomaci e media bashkë, që u ofrojnë shqiptarëve ekuacione pa zgjidhje, ku fasada e politikës lyhet më të keqen e më të këqijave, mashtrimin.

Po, ne kërkuam vetëm tre minuta ndërgjegje.

Kërkuam në emër të shqiptarëve që na lexojnë me miliona, të mos na zemërohen vetëm tre minuta hajduti Rama, krimineli Berisha, milioneri Kraja, kukulla Kim, që ka shumë lidhje me këtë vrasje ditën për diell, në sy të gjithë shqiptarëve, në mes të Elbasanit, edhe pse nuk hapi syrin të shihte si gjithkush, apo mbylli gojën të fliste si hajdutët e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

E thamë, kemi dy fronte lufte, popullin dhe këta qelbësirat hajdutë.

Populli sot nuk ka besim tek askush. Është shumë e vërtetë kjo. E vërtetë, me dokumente po deshët, është edhe se gjithë kriminelët e vrasësit, banditët e hajdutët që nuk bëjnë asgjë tjetër sa herë ka zgjedhje, janë më të afërmit dhe më të besuarit e Amerikës. Gati të tërë, ditën e vrasjes, apo kur dalin rrugëve me makina policie dhe blejnë vota e bëjnë presione mbi popullin,  në xhepa kanë viza amerikane dhe pasaporta blu.

Më thoni sot, dhe po, do t’ju marrim në pyetje përditë, cili prej kriminelëve që ka pirë gjak shqiptarësh, që vret Xhuvanët, është pa vizë amerikane apo pasaportë diplomatike a shërbimi? Po Sali Berisha, Fatmir Mediu, Olsi Rama si vëlla kryeministri, a kanë në xhep pasaporta diplomatike?

E di, kolegët nuk flasin.

Ky është problemi i madh. Nuk ka media Shqipëria. Kolegët ose  janë betuar para idiotit pronar, ose para tepsisë, ku rrinë me sahan në dorë t’ua mbushin ata që grumbullojnë vota për Edi Ramën.

Se është kjo katrahurë, do ndodhin ngjarje jashtë sistemit të tyre. Ky vend do të bëhet dhe mos e harroni, brenda vitit 2025 Shqipëria shpreson të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Aty rrëzohen Perënditë dhe gjëja e vjedhur, jo vetëm prona, por edhe liria, rikthehen tek i zoti. Nuk mund të dalë kurrë më një i dyshuar për hajdut si Edi Rama, të flasë në televizionet turke të Tiranës në emër të ambasadores Yuri Kim, se kush merr viza për Amerikë e kush jo, se këto lista i bën Partia Socialiste e prapë Ambasada ende nuk del ta sqarojë këtë ngjarje që ka ndodhur, e vazhdon të jetë e pa përgënjeshtruar, të paktën nga sektori i medias.

Sot, në momentin që forcat e DEAS amerikane kanë zbarkuar në Tiranë, janë tërbuar “minjtë”. Ilir Meta gjen justifikim për të bërë një sidelsip, kthim në krah të Yuri Kim, Edi Ramës, Sali Berishës, për të demonstruar “forcën” e parasë në Ballkan. Pavarësisht fotove të Ilir Metës me ambasadoren amerikane, paqja e tyre është me “shpata”, pasi ky vend ka idealistë që i kapërcejnë këta një përdorimesh dhe e lidhin “ganxhën” e lëshojnë “antenën” në të tjera liri, ato që t’i jep Perëndia.

Pikërisht pse kjo qeverisje nuk mund të  ketë shumë rrugë e shumë jetë, pra as besueshmërojnë as qeverisin dot, çdo veprim a mosveprim e servirin si pasuese të fajit që rrjetëzohet nga faji?!

Kështu si Pjerin Xhuvanin, kanë zhvarrosur gjithë “heronjtë” e vrarë në 32 vite. 4 të pushkatuarit në revolucionin anti- socialist të 2 prillit 1991, 4 të tjerë të revolucionit anti- demokratikas të 21 janarit 2011, Azem Hajdarin, Fatmir Xhindin, Gramoz Pashkon, Sokol Olldashin, e qindra të tjerë, si Kosta Trebiçkën, Safet Xhulalin, Bashkim Gazideden, Pjeter Abnorin, e derisa të lodhesh, emra gjen.

Vdekja edhe ndan edhe bashkon.

Ata që vriten largohen, ata që vrasin bashkohen. Çdo betejë, çdo luftë, edhe kjo e votave, ka histori, heronj, viktima. Atë ditë që u vra Pjerin Xhuvani, mund të vritej Taulant Balla, Gazmend Bardhi, Lulzim Basha, Edi Rama, mund të plagoseshin Grida Duma, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka, mund të rraheshin me shputa Sali Berisha, Arben Ahmetaj, Flamur Noka, se për vota gjithmonë ka përplasje publike.

Po ti ku ishe atë ditë, çfarë ke parë e çfarë dëshmon?

Nëse pranuam përpara Zotit vetëm tre minuta paqe e lajm të  shenjtë duhet ta themi se po, e kam parë me sy, e di, ka ndodhë hataja se kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën./Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Bota

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

12/08/2022, 21:00
Kryesore

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

12/08/2022, 20:41
Kryesore

Tronditet Mali i ZI/ Një person hap zjarr ndaj qytetarëve, 11 të vdekur dhe disa persona të plagosur

12/08/2022, 19:14
Forum

Kjo elitë politike duhet të shkrihet, përfaqëson interesat e kusarëve dhe familjeve të tyre

12/08/2022, 17:12
 Ilir, paske pi i çik, o jetë...!
Editorial

 Ilir, paske pi i çik, o jetë…!

12/08/2022, 14:37
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Marrëveshja Turqi-NATO për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës; çfarë përfitoi "sulltani"?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata jep vendimin për 6 efektivët e pezulluar

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In