Kosova31 Janar 2023, 19:26

“Kurti do të respektojë Kushtetutën”, Ramabaja për Asociacionin: Kosova nuk mund të tolerojë republikën e dytë serbe në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti
“Kurti do të respektojë Kushtetutën”, Ramabaja

Profesor Sadri Ramabaja tha se qeveria e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës lidhur me asociacionit.

Sipas tij për popullin e Kosovës asociacioni i komunave serbe është kauza më e rëndësishme politike,  ndaj nuk ka gjasa të aplikohet draft statuti siç është prezantuar dhe marrëveshja siç është dakorduar në 2013.

Nuk ka gjasa të aplikohet draft statuti siç është prezantuar dhe kjo marrëveshje siç është dakorduar në 2013. Duhet të rishikohet dhe të kthehemi te pakoja Ahtisari. Kosova nuk mund të tolerojë republikën e dytë serbe në Ballkan, e tepërt është edhe ajo në Bosnjë që duhet të rishikohet. Një gjë e tillë nuk mund të përsëritet në Kosovë”, tha Ramabaja për “EuronewsAlbania”.

Një numër qytetarësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës kundër formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të rishikojnë qëndrimet e tyre karshi kësaj kërkese ndaj Kosovës.

Ramabaja, i cili ishte njëri nga pjesëmarrësit në këtë protestë, tha se pozicioni i Kurtit nuk është më i favorshmi i mundshmi, pasi faktori ndërkombëtar haptazi në këtë moment po mban anën e Serbisë.

Për fat të keq lavjerrësi i gjeopolitikës ka anuar nga Serbia kësaj radhe, sepse fjala është për tërheqjen e Serbisë në pozicionin perëndimor. Serbia deri tani ka dëshmuar se është një nga aleatët kryesorë të Putinit në Evropën juglindore, kohët e fundit ka nisur të ndryshojë duke nxjerrë në tavolinë disa kushte mes të cilave asociacioni”,  tha Ramabaja për “EuronewsAlbania”.

Prishtine Asociacioni Kosova Kurti