Kosova17 Nëntor 2022, 21:58

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se buxheti i ardhshëm do të jetë shumë për të gjithë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projetbuxhtin me vlerrë prëj 3 miliardë e 212 milionë euro.

Kurti ka falënderuar deputetët për votën e tyre.

“64 vota PËR në parim për buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023. Falënderoj secilin deputet dhe secilën deputete që përmes votës së tij dhe të saj i dha sot mbështetje në lexim të parë buxhetit për vitin e ardhshëm që reflekton prioritetet e programit qeverisës e nga i cili përfiton qytetari dhe Republika” ka shkruar Kurti në Facebook.

“Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për komunat. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Ky do të jetë buxheti më i lartë në histori të Kosovës, por opozita thotë se është nominal për shkak të inflacionit.

Prishtine

Kosova