Kosova13 Dhjetor 2022, 11:01

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se këtë javë do të dorëzohet aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur të martën, Kurti tha se ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejnë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim.

“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai.

Se aplikimin për anëtarësim në BE do ta dorëzojnë këtë muaj, Kurti e bëri të ditur gjatë muajit nëntor në një intervistë për medien gjermane FAZ.

Ndërsa zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, në një intervistë për “Politico” para disa ditësh tha se Kosova synon integrimin në BE deri në vitin 2030.

Prishtine Albin Kurti Anëtarësimi në BE Kosova

Kosova