alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

19/05/2022, 15:45
ne Prishtine
A A
Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se referimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, “nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër”.


“Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”, tha Kurti gjatë një fjalimi në platformën “Front Page” të Këshillit Atlantik në Uashington më 18 maj.

Kurti tha se krahasimi që Putini i bën Kosovës dhe Ukrainës, nuk ka asnjë vlerë kritike.

Putin ka përmendur disa herë Kosovën. Për herë të fundit ai përmendi Kosovën më 26 prill, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres.

Putin tha se nëse Kosova mundet të shpallë pavarësinë, pse nuk munden Donjecku dhe Luhansku, duke iu referuar dy rajoneve separatiste ukrainase, që Rusia në shkurt i njohu si shtete të pavarura.

-Lexo edhe:

Zbulohet lokacioni i edicionit të sivjetëm të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

“Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia”, tha Kurti.

Ekspertë të të drejtës ndërkombëtare, i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se krahasimet midis Kosovës dhe rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, nuk qëndrojnë, pasi sipas tyre, për dallim nga to, Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur.

Matthias Hartwig, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

Kurti shtoi se për shkak të raporteve të ngushta me Rusinë, Serbia po refuzon që të sanksionojë Moskën për agresionin në Ukrainë.

Ai paralajmëroi se Moska është e interesuar që të “hapë fronte të tjera betejash”, duke theksuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të kërcënohet nga këto qëllime.

“Duke pasur parasysh marrëdhëniet dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, mbështetjen e saj për pushtimin e Ukrainës dhe duke pasur parasysh faktin se Republika Sërpska në Bosnje kontrollohet nga Moska po aq sa edhe nga Beogradi, rreziku i përhapjes së konfliktit në Ballkanin Perëndimor është fatkeqësisht i lartë”, tha Kurti.

Prandaj ai tha se është i rëndësishëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian, pasi sipas kreut të Qeverisë kosovare, moszgjerimi i BE-së “do të jetë gjithmonë një ftesë për aktorët e huaj keqdashës që kërcënojnë sigurinë e Evropës”.

Kosova i është bashkuar BE-së dhe SHBA-së për ta sanksionuar Rusinë për luftën që nisi në Ukrainë më 24 shkurt. Nga shtetet e rajonit, vetëm Serbia nuk i ka vendosur sanksione Moskës, duke thënë se me këtë po vepron në të mirë të interesave shtetërore.

Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po i bën thirrje Serbisë që të ndjekë regjimin e sanksioneve, teksa shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me Putinin.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së fundmi ka thënë se do të luftojë për aq kohë sa të mundet që të mos i vendosë sanksione Rusisë, por ka shtuar se dëmi që shteti i tij po përjeton si rezultat i këtij vendimi, është i madh./REL

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kulture

Zbulohet lokacioni i edicionit të sivjetëm të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

02/07/2022, 13:15
Kryesore

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

02/07/2022, 12:29
Prishtine

Deri në fund të vitit Kosovën do ta lëshojnë 60 mijë persona

02/07/2022, 9:32
Prishtine

Sot shënohet 32 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës

02/07/2022, 9:10
Prishtine

Sot hyn në fuqi një nga marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

02/07/2022, 9:01
Prishtine

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e SHBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

02/07/2022, 8:21
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Shkatërruan 8 grupe kriminale; kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Shkatërruan 8 grupe kriminale; kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Propozimi i Macron për unionin e ri politik, ambasadori i BE-së në Shkup: Nuk zëvendëson anëtarësimin në familjen europiane

Propozimi i Macron për unionin e ri politik, ambasadori i BE-së në Shkup: Nuk zëvendëson anëtarësimin në familjen europiane

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Zhvillime “bombë” nga Ukraina, Kievi mund të nisë ndërtimin e armëve bërthamore për t’i dhënë fund luftës

02/07/2022, 16:33

A po i përdor Moska Metën dhe Berishën për destabilizim? Frrok Çupi: Mund të tentojnë një ’97-të të dytë, rrezikohen edhe viktima

02/07/2022, 16:21
Alban Beqiri reagon pas padrjtësive në Lojërat Mesdhetare: Arbitrim i njëanshëm, kisha një fitore të sigurt, por po lodhesha kot

Alban Beqiri reagon pas padrjtësive në Lojërat Mesdhetare: Arbitrim i njëanshëm, kisha një fitore të sigurt, por po lodhesha kot

02/07/2022, 16:18

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

02/07/2022, 16:02
Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

02/07/2022, 15:56

Sa “paguhet” një pensionist në muaj? Kriza e çmimeve dhe problemet e shtresave në nevojë

02/07/2022, 15:54

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In