Kosova25 Tetor 2022, 10:49

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet të martën në Prishtinë, Kurti ka folur edhe për punën e qeverisë gjatë një viti e gjysmë qeverisjeje, duke treguar për të arriturat.

“Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit. Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejtë një ideje të tillë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se në vitin e kaluar ka pasur përmirësim për 17 vende në indeksin e “Transparency International” dhe në indeksin e korrupsionit dhe lirisë së shtypit.

Prishtine Albin Kurti qeveria e Kosovës Samiti i Ballkanit Perëndimor

Kosova