Kosova30 Nëntor 2022, 23:56

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me një postim të çuditshëm për rastin e vrasjes së gruas 35-vjeçare nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.

Postimi i Kurtit është me qasje patriarkale dhe nacionaliste.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte”, thotë një pjesë e statusit të Kurtit.

Kjo qasje është tipike patriarkale, pasi favorizon burrin karshi gruas si “një mbrojtës” i saj – pra cenon pavarësinë individuale të gruas për ta mbrojtur vetën.

“Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, thotë një tjetër pjesë e postimit të Kurtit në Facebook.

Kjo qasje është nacionaliste, sikur ta  kishtre shkruanr një politikan i ekstremit të djathtë. Pra për Kurtin shqetësim është etnia e gruas dhe fëmijës që saj që kishte për të ardhur në jetë – jo jeta e tyre njerëzore, ose Kurti duhet ta sqarojë se çfarë ka nënkuptuar me “dy shqiptarë më pak”.

Pos kësaj, Kurti as në këtë rast tragjik nuk e ka ndalur përpjekjen e tij poetike.

“Qielli i pistë”, ka thënë Kurti si autor, çfarë ka nënkuptuar kjo fgurë stilistike? – Kurti duhet ta sqarojë.

Duhet ta sqarojë sepse kritikat në rrjetet sociale kanë nisur në lidhje me shkrimin e Kurtit.

Përtej rrjeteve sociale – edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka kërkuar Kurtit “ta fshijë statusin”.

Kurti pretendon që është politikan i majtë që një prej parimeve e ka edhe barazinë gjinore. Por jo edhe kësaj radhe /Pamfleti

Më poshtë postimi i plotë i Kurtit

Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor.  Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

Prishtine

Kosova