
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar tronditëse listën e pronarëve të vilave në Brezovicë.
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Kurti ka deklaruar se megjithatë kjo listë nuk ka qenë befasuese.
“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, ka thënë Kurti.
Dhjetëra persona janë arrestuar e mbi 100 vila janë sekuestruar në aksionin “Brezovica”. Ndër personat e arrestuar ka edhe zyrtarë shtetërorë e biznesmenë.