Kosova23 Nëntor 2022, 12:36

"S'jam komandant policie të merrem me çdo çështje", Kurti: Në Bruksel shkova për marrëveshjen finale, Vuçiç për targat

Shkruar nga Pamfleti
"S'jam komandant policie të merrem me çdo

Akuzat e Vuçiçit për dronët, reagon Kurti: Nuk mund ta di unë se çfarë mjetesh hyjnë në territorin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Bruksel shkoi për marrëveshjen finale që në qendër ka njohjen reciproke për dallim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas tij, shkoi vetëm për çështjen e targave.

“Presidenti i Serbisë kishe ardhur në Bruksel jo për propozimin franko-gjerman por për çështjen e targave”, ka thënë Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së mbajtur të mërkurën.

Ai shtoi se Kosova ka ekspertë të zotë që merren me çështjet teknike, ndërsa vetë merret vetëm me marrëveshjen.

Unë e mbështeta strukturën aktuale të takimeve sepse liderët shtetërorë thirren për të bërë marrëveshjen e madhe dhe finale. Unë nuk jam as komandant policie, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione përkatëse të cilat kanë shumë profesionistë të zotë që i zhvillojnë këso lloj bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale ndërkombëtarisht e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë që është duke vazhduar, Kurti tha se komuniteti serb në Kosovë është më i mbrojturi dhe më i privilegjuari në Kushtetutë, madje, Kurti thotë se të drejtat për pakica, siç ofron Kushtetuta e Kosovës, nuk ofrohen as në kushtetuta të shumë shteteve të avancuara të BE-së.

Vendimi ynë për targat nuk mund të jetë objekt negocimi, është vendim i Qeverisë. Ne kemi dashur t’u japim shans kohës së implementimit. Tri javët e para qortime asnjë incident, dy muaj gjobitje, jo konfiskim. Ne nuk e negociojmë vendimin”, ka thënë ai. 

Prishtine Albin Kurti dialogu Kosovë-Serbi Targat ilegale

Kosova