Kosova 7 Tetor 2022, 13:12

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për ikjen e profesionistëve shëndetësor nga vendi, ka thënë se zgjidhje është kthimi i tyre, që sipas tij është i mundur.

Në seancën plenare të së premtes, Kurti u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, se çka do të bëjë Qeveria për ta ndalë ikjen e mjekëve.

Kurti ka thënë se nuk është zgjidhje vetëm tentimi të ndalohet ikja e tyre.

“Ne besojmë që zgjidhje nuk është vetëm duke provuar që ta ndalosh dikë që të shkojë por të përpiqesh që t’i kthesh ata që kanë shkuar sepse unë besojnë se është e mundshme një gjë e tillë. Nëse përjetojmë një gjendje të panikut ku e konsiderojmë fatale shkuarjen e dikujt, do ta kemi të vështirë ta kthejmë”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Prishtine Albin Kurti Bekim Haxhiu Ikja e mjekëve

Kosova