Bota 2 Qershor 2018, 16:20

Kurti ultimatum qeverisë: Sillni në Kuvend raportin e vlerësimit për dialogun me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Kurti ultimatum qeverisë: Sillni në Kuvend raportin e vlerësimit

Kurti ultimatum qeverisë: Sillni në Kuvend raportin e vlerësimit për dialogun me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka shprehur bindjen se para se qeveria të sjell një platformë për bisedime duhet pasur një vlerësim të dialogut dhe marrëveshjeve që janë arritur gjatë periudhës 6 vjeçare 2011-2017.

Sipas tij, nuk duhet të vazhdohet me asnjë platforme pa i parë rezultatet e marrëveshjeve.

“Për platformën nuk do zgjas shumë vetëm do them se është një gabim në hapa dhe pres nga qeveria të na sjell një raport, për të na sjell një vlerësim për 6 viteve të dialogut paraprak për ato 33 marrëveshje dhe atë dialog që herë quhej teknik herë politik. Nuk kemi dokument të shtetit të Kosovës që do vinte në Kuvend ku do të bëhet vlerësimi për dialogun”, ka thënë ai,

Kreu i vetëvendosjes tha se nuk duhej të vazhdojë dialogu pa pasur një vlerësim të tij.

Po ashtu në këtë konferencë u fol edhe për javën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do mbahet nga 10 deri më 17 qershor.

Rajoni