Kosova26 Janar 2023, 17:43

Kurti: Vuçiç ka shkelur marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin, po pengon Kosovën në anëtarësimin e BE-së

Shkruar nga Pamfleti
Kurti: Vuçiç ka shkelur marrëveshjen e vitit 2013 për

Quajti “terrorist” Kurtin/ DW: Vuçiç kërcënon se nuk do të shkojë në takimin e Tiranës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shkelur marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin e komunave serbe, sipas Albin Kurtit.

Kurti thotë se Vuçiç po vazhdon të pengojë rrugën evropiane të Kosovës.

Kurti ka përmendur letrën që Vuçiç i dërgoi pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke kundërshtuar aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas formimit ekonomik Kosovë-Kroaci, Kurti është pyetur nga mediat serbe lidhur me asociacioni, ku ka rikujtuar se marrëveshja është nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, por se ajo marrëveshje është shkelur nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiç më 10 dhjetor të vitit të kaluar.

“Ju e dini se janë 27 shtete në Bashkimin evropian, por pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën, dhe presidenti i Serbisë ka nënshkruar një letër kundër aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin evropian, që është shkelje. Ai e ka shkelë marrëveshjen e tij të preferuar sepse në pikën e katërmbëdhjetë të asaj marrëveshjeje thuhet se Kosova dhe Serbia nuk do t’i krijojnë asnjë pengesë njëra-tjetrës në rrugën e integrimeve evropiane, domethënë ajo marrëveshje, në të cilën thirret Beogradi zyrtar, ajo marrëveshje është shkelur një muaj e gjysmë më parë nga presidenti serb”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk mund të themi se një marrëveshje është më e rëndësishme se të tjerat, pasi të gjitha 33 marrëveshjet janë të barabarta dhe do të trajtohen në negociatat që do të zhvillohen në Bruksel, të cilat në thelb kanë propozimin e fundit të komunitetit evropian, i cili mori mbështetje veçanërisht nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Prishtine Albin Kurti Aleksander Vuçiç Asociacion