
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se plani franko-gjerman ndahet në dy faza.
Këtë Kusari-Lila e tha gjatë një tryeze të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të premten, në Prishtinë.
Megjithatë, ajo nuk ka treguar nëse pjesë e planit është edhe formimi i Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas saj, faza e parë do të merret me çështje të hapura, poqë nuk do ta pasojë njohjen reciproke.
Ndërkaq thotë se në Kosovë ka pasur ndryshime me Qeverinë e re, por e njëjta nuk ka ndodhur edhe në Serbi – duke e vënë në theks këtë për mos arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Ajo që është e rëndësishme është se përvoja politike të mëson se nuk mund të bësh gjëra të njëjta dhe të presësh përgjigje tjetër. Ne vetëm kemi ndryshim të qeverisë vetëm në Kosovë dhe në Serbi jo, pra të presësh se mund të ketë veprim tjetër, është e pamundur”, ka thënë ajo.
“Ne po flasim për procesin se në raport me normalizimin e dy vendeve, sot janë ish krerët e shtetit që po mbahen në paraburgim, ndërsa Serbia në krah me Rusinë po shtyhet në karshi me Kosovën”, ka deklaruar Kusari-Lila.