Aktualitet25 Mars 2018, 05:35

Kush do shkarkohet tjetër pas Fatos Lulos?! E thotë qeveria

Shkruar nga Pamfleti
Kush do shkarkohet tjetër pas Fatos Lulos?! E thotë qeveria

Duket se qeveria e di mirë se kush e ka rradhën pas Fatos Lulos.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur mbrëmë posaçërisht për ERTV, teksa ka deklaruar se janë 57 subjekte (persona) që po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit.

Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”, deklaroi ministria në stacionin “televiziv” të kryeministrit.

Aktualitet Kush do shkarkohet tjetër pas Fatos Lulos?! E thotë qeveria