alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

24/09/2021, 9:34
ne Forum
A A

Duke përjashtuar Berishën, Basha mori një vendim kundër bindjeve, ose të paktën kundër frikës së vet, ndërsa Berisha, ai që e vuri dhe kurrë nuk e përzuri Bashën, tashmë papritur zbuloi se ky qenka poliagjent i Ramës, Sorosit dhe (disa) amerikanëve që nuk e duan. Ndërsa opozita morale, ajo që gjykon se problemi nuk është një parti apo tjetra, por mungesa e moralit në politikë, është sot e dëshpëruar, e çorientuar dhe e paorganizuar.

Shkruan Ermal Hasimaj


-Lexo edhe:

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

Mos-hapja e negociatave me BE dhe koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë

Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla(babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe dhe aeroporte. Opozita politike është ajo formale, PD, LSI dhe gjithë gjallesat satelitore simbiotike që pushteti i ka lënë në pritje të një oferte më të mirë. Kjo opozitë ka qëllim absolut pushtetin. Lufta civile në PD e vërteton plotësisht këtë.

Kjo nuk ka lidhje me interesat e vendit, por me pushtetin brenda PD-së. Duke përjashtuar Berishën, Basha mori një vendim kundër bindjeve, ose të paktën kundër frikës së vet, ndërsa Berisha, ai që e vuri dhe kurrë nuk e përzuri Bashën, tashmë papritur zbuloi se ky qenka poliagjent i Ramës, Sorosit dhe (disa) amerikanëve që nuk e duan. Ndërsa opozita morale, ajo që gjykon se problemi nuk është një parti apo tjetra, por mungesa e moralit në politikë, është sot e dëshpëruar, e çorientuar dhe e paorganizuar.

Kjo opozitë nuk e gjen veten askund. Shpresa e saj e vetme deri tani ishte minimaliste: të paktën të ikin hajdutët në pushtet. Tani që u vërtetua se rilindja është e aftë të marrë mandat të ri, pothuajse pa u lodhur dhe me luksin e arrogancës, kjo opozitë është akoma më e pezmatuar. PD-ja do ta zgjidhë në një mënyrë a një tjetër konfliktin e brendshëm. Dikush do të jetë gjithsesi kryetar i PD-së, i cilësdo PD. Por kjo nuk i bën asnjë punë opozitës morale, sepse kjo opozitë nuk ka të njëjtët objektiva me opozitën formale. PD-ja në dy pjesët e saj përfaqëson Bashën e Berishën, por nuk përfaqëson më “duart e pastra”, të përndjekurit, lirinë dhe demokracinë.

Ajo përfaqëson 2 grupe që luftojnë se kush do të marrë të drejtën për të qenë në vendin e duhur kur Rama të lodhet me pushtetin, ndërkohë që Ramën ka më shumë gjasa ta mposhtë prostata apo Alzajmeri sesa opozita. Opozita ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet: bashkimin me opozitën morale të vendit. Kjo është sfidë e vështirë duke pasur parasysh se PD-ja ka bërë dhe po bën gjithçka për të vërtetuar se nuk e ka shumë merak moralin në politikë.

Në 2005, Berisha krijoi iluzionin e një aleance me opozitën morale të vendit, iluzion të cilit i dha dërmën brenda pak kohësh. Në 2021 është e pamundur që t’u shesësh shqiptarëve iluzione. Madje, është e vështirë që t’u shesësh edhe shenjtorët, në kushtet kur askush nuk beson më tek askush. Shqipëria nuk është e djathtë. Shqiptarët dalin të majtë nga materniteti. Që e djathta të fitojë, do të duhet të bashkojë votat e atyre që presin radhën për t’u zënë vendin socialstëve në plaçkitjen e asaj që mbetet me votat e atyre që pikërisht duan të votojnë që plaçkitja të përfundojë.

Duhet të bashkojë gjithashtu edhe votat e atyre që nuk duan të dëgjojnë më për politikën. Prandaj, pyetja se kush do ta marrë PD-në nuk ka asnjë kuptim për opozitën morale të vendit. E vetmja rëndësi e kësaj pyetjeje është e natyrës sportive. Pyetja e vërtetë është a mundet PD-ja që, përtej Bashës e Berishës, të gjenerojë një udhëheqësi morale për të bashkuar të pabashkueshmet.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën
Forum

Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën

27/06/2022, 20:06
Forum

Mos-hapja e negociatave me BE dhe koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë

27/06/2022, 18:51
Forum

Sfida e politikës në Shqipëri: Të mobilizosh të shkurajuarit

27/06/2022, 16:31
Forum

Përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut?

27/06/2022, 15:11
BE dhe Edi Rama
Forum

BE dhe Edi Rama

27/06/2022, 13:42
Gjak e dhjamë dreka me Ilir Metën profesor, por të paktën fshije lyrën nga buzët!
Forum

Gjak e dhjamë dreka me Ilir Metën profesor, por të paktën fshije lyrën nga buzët!

27/06/2022, 11:53
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

SPAK kërkoi “arrest në shtëpi”/ GJKKO refuzon sërish lirimin, lë në burg babain e Arbër Çekajt

Dilemat që duhet të zgjidhë Kosova pas targave

Dilemat që duhet të zgjidhë Kosova pas targave

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

“Ngarkesa e konteinerit kushton 300 mijë euro”, Artan Hoxha zbardh skemën si kokaina vjen në Shqipëri

27/06/2022, 22:09
BE i tha “JO" Shqipërisë dhe RMV-së, Majlinda Bregu drejton gishtin nga Bullgaria: Ndodhi ajo që prisnim, u bënë pengesë

BE i tha “JO” Shqipërisë dhe RMV-së, Majlinda Bregu drejton gishtin nga Bullgaria: Ndodhi ajo që prisnim, u bënë pengesë

27/06/2022, 22:04

“Do të mbuloj me para”, arrestohet pedofili italian në Durrës

27/06/2022, 22:02

“Nuk kam guxim të fal territor të Kosovës”, Kurti i përgjigjet Ali Ahmetit: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm

27/06/2022, 21:49
Shembet stadiumi, argëtimi kthehet në tragjedi; 4 të vdekur, 332 të plagosur dhe 30 në gjendje të rëndë (Video)

Shembet stadiumi, argëtimi kthehet në tragjedi; 4 të vdekur, 332 të plagosur dhe 30 në gjendje të rëndë (Video)

27/06/2022, 21:49

Sherri me filxhanë dhe shishe uji në Kuvendin maqedonas, BDI dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën

27/06/2022, 21:47

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In