Kosova 1 Korrik 2019, 14:17

Kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë pas vendimit të Kushtetueses? Ja çfarë thotë Hashim Thaçi

Shkruar nga Pamfleti
Kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë pas vendimit të

Kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë pas vendimit të Kushtetueses? Ja çfarë thotë Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është përgjigjur kur është pyetur se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues Ekipin Shtetëror të Kosovës për Dialog me Serbinë.

Thaçi shtoi se Kosova do të përfaqësohet me përgjegjësi në dialogun me Serbinë.

“Kosova do të përfaqësohet me përgjegjësi të lidershipit institucional në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Thaçi.

Këto deklarata i ka dhënë pas konferencës “Të gjithë së bashku me një zë” që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës./ZËRI

Prishtine dialogu me Serbinë Hashim Thaçi presidenti i Kosovës