Bota20 Tetor 2022, 17:23

Kush do ta zëvendësojë Liz Truss?

Shkruar nga Pamfleti
Kush do ta zëvendësojë Liz Truss?

Kush do ta zëvendësojë Liz Truss?

Dorëheqja e Liz Truss paraqet goditje të fuqishme për partinë, që nën udhëheqjen e Boris Johnsonit fitoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2019.  Me procedurë të përshpejtuar do të mbahen zgjedhjet e reja për lidership, ndërsa Truss paralajmëroi se pasuesi do të zgjidhet në një afat prej një jave.

Në mesin e personave që do të mund të rikandidojnë janë Rishi Sunak dhe Penny Mordaunt, kundërkandidatë të cilët u mundën nga Truss në zgjedhjet e fundit, por edhe ministri aktual i Financave, Jeremy Hunt, që zëvendësoi Kwartengun.

Rikthimi potencial i Boris Johnsoni në politikë është hedhur poshtë, e disa prej këshilltarëve të Johnsonit javëve të fundit kanë pretenduar se largimi i tij ka qenë gabim.

Kujtojmë se Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres dhe i kreut të Partisë Konservatore para pak çastesh, ndërsa dorëheqja e saj vjen 45 ditë nga marrja e detyrës.

Bota #liz truss Boris Johnson