Kronike 6 Janar 2023, 16:47

Kush e donte vrasjen e Edmond Papës? Kërkime në Tiranë e Berat për ekzekutorin

Shkruar nga Pamfleti
Kush e donte vrasjen e Edmond Papës? Kërkime në Tiranë e

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, më 16 dhjetor 2022 në Tiranë, ka tashmë të njohur qitësin që ishte Andrew (Ervin) Bode, dhe vëzhguesin që ishte Albano Velo, por ende nuk ka porositës.

Hetimet e agjensive ligjzbatuese mësohet se janë fokusuar pikërisht në këtë pike, për të zbardhur dhe dokumentuar të plotë, krimin që dyshohet se lidhet me prishje të pazareve të drogës.

Burime thonë se paralelisht, po punohet për të lokalizuar dhe vënë në pranga 44 vjeçarin të faktuar me prova filmike se ekzekutoi me 7 plumba biznesmenin, në një lokal në zonën e Selitës.

Andrew (Ervin) Bode, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se po fshihet në Shqipëri, pasi zyrtarisht nuk është regjistruar në asnjë pikë kufitare.

Pas banesës së tij në Tiranë, kontroll është kryer edhe në qytetin e Beratit ku nga verifikimi i kryer ka rezultuar se familja e Bodes ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por nuk përjashtohet mundësia, që 44 vjeçari ta ketë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa ai mbetet i lirë, Prokuroria e Tiranës do të kërkojë në Gjykatë masën e Sigurisë “arrest me burg” në mungesë dhe më pas automatikisht Andrew (Ervin) Bode, shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Përmes Interpolit, emri dhe foto e tij proceduralisht u dërgohet agjencive dhe partnerëve të cilët do tu kërkohet arrestimi për akuzën e vrasjes.

Paralelisht me punën për arrestimin e ekzekutorit të Edmond Papës, mësohet se Prokuroria po tenton të bindë 30 vjeçarin Albano Velo, djali i një efektivi policie, që të bashkëpunojë me qëllimin, zbulimin e porositësit të vrasjes së biznesmenit nga Saranda, me të shkuar kriminale. /Ora News

Kronike Bode Papa Vrasje