Politike 7 Tetor 2022, 15:35

Kush e ftoi Oerd Bylykbashin në Presidencë? Berisha: E telefonuan dy zyrtarë të Begajt

Shkruar nga Pamfleti
Kush e ftoi Oerd Bylykbashin në Presidencë? Berisha: E telefonuan dy

Ish kryeministri, Sali Berisha, gjatë takimit të tij në Gjirokastër është pyetur se si qëndron e vërteta e takimit të deputetit, Oerd Bylykbashi me Presidentin Barjam Begaj, për të folur për datën e zgjedhjeve lokale.

Berisha tha se Bylykbashi është kontaktuar nga stafi i Presidentit ku i është bërë ftesë dhe i është komunikuar se takimi ka si fokus zgjedhjet lokale. Çdo variant tjetër është gënjeshtër, shtoi Berisha.

Jo një por dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti, i kanë telefonuar Bylykbashit për t’i komunikuar kërkesën e Presidentit për takim duke i komunikuar se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale. Çdo variant tjetër është gënjeshtër. Çdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës e rikthimin e saj në pushtet do dështojë në mënyrën më të plotë”,tha Berisha

Politike #Begaj #Takimi Bylykbashit Berisha