
Kush e ka lëvizur menaxherin e vrasjeve me pagesë ndaj Klodiana Lalajt?
Zbulimi i të dyshuarit kryesor të sulmit ndaj Klodiana Lalës ka shkaktuar një reagim të madh nga publiku, i cili përveç kërkesave për të çuar autorët përpara drejtësisë, kërkojnë arsyet e këtij sulmi.
Eksistenca e Durim Bamit si i dyshuar kryesor sjell në vëmendje një background që ky personazh ka në panoramën e krimit në vend.
Bami është një “profesionist” i krimit në kuptimin e plotë të fjalës. Ai lëviz me porosi dhe nuk është biznesmen tipik.
Ky personazh me precedentë penalë, nuk ka interesa të veta, por ai pajtohet nga personazhe të dorës së parë në vend.
Në vitin 2015 Bami dha një intervistë për deputetin Tom Doshi, ku deklaroi se ishte i pajtuar nga Ilir Meta, atëherë kryetar Kuvendi për të vrarë deputetin që kryesonte listën e PS-së në Shkodër dhe ishte pengesa më e fortë e LSI-së.
Pikërisht ky diapason lidhës hap më shumë dritë sesa hije në sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala.
Bami u arrestua dhe u mor në pyetje nga prokuroria që drejtohej atëherë nga Adriatik Llalla, por papritur u lirua duke e pushuar çështjen.
Pse Llalla e pushoi çështjen ndaj Bamit kur Kryeprokurori ishte mik i Ilir Metës dhe i interesonte të zbulonte dhe të denonconte një makinacion të Doshit me Bamin nëse ishte i tillë?
A ka pasur një pakt ndërmjet Llallës, njerëzve të Metës dhe Bamit që ky i fundit ta linte me kaq çështjen”?
Pse Durim Bami nuk u dërgua në gjykatë ose për tentativë vrasjeje ose për mashtrim shantazh ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit?
Këto janë faktet që duhet t’i hetojë sot Prokuroria e Arta Markut. /Pamfleti