Aktualitet14 Nëntor 2018, 12:14

‘Kush e ka radhën’?! SHBA reagim ‘bombastik’ pas dënimit të Shullazit: Të tjerë ‘bosë’

Shkruar nga Pamfleti
‘Kush e ka radhën’?! SHBA reagim ‘bombastik’ pas

'Kush e ka radhën'?! SHBA reagim 'bombastik' pas dënimit të Shullazit: Të tjerë 'bosë' dhe kriminelë e kanë vendin në burg

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një reagim të fortë një ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar me 14 vite burg Emiljano Shullazin dhe me 55 vite në total gjithë bandën e tij. 

Përmes një deklarate të ashpër në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA e përshëndet këtë vendim, duke e cilësuar një hap domethënës përpara, për gjithë shqiptarët që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi nga sistemi i tyre gjyqësor.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Aktualitet Ambasada Amerikane Emiljano Shullazi