Aktualitet17 Janar 2019, 09:52

“Kush e ka rradhën?”/ Lu nuk ka etiketuar si kriminel vetëm Klemend Balilin. Ai ka përmendur edhe të tjerë me e

Shkruar nga Pamfleti

"Kush e ka rradhën?"/ Lu nuk ka etiketuar si kriminel vetëm Klemend Balilin. Ai ka përmendur edhe të tjerë me emra konkret

Pas emërimit të Klement Balilit si funksionar i transporteve në qytetin e Sarandës, opozita nisi vargun e denoncimeve.Reagimi i parë i Balilit u shpërnda përmes postës elektronike në të cilin 46-vjeçari mohoi gjithçka. Por akuzat dhe kundërakuzat në fushën e politikës morën përmasa më të mprehta në majin e vitit 2016, atëherë kur autoritetet greke goditën në Athinë një rrjet të trafikut të drogës me 17 të arrestuar. Mediat grek e etiketuan Klement Balilin si “Eskobari i Ballkanit”. Por, pavarësisht kësaj, Shqipëria nuk preu asnjë fletë arresti me argumentin se Greqia nuk kishte përcjellë asnjë urdhër-arresti.

Sidoqoftë, distancimi me Balilin nisi menjëherë. Veprimi i parë ishte shkarkimi i tij nga detyra si drejtor transportesh. Prokuroria u vetëdeklarua në pritje, e cila e vuri atë në gjumë deri në dhjetor, kur edhe mbërritën letërporositë e para, kryesisht përgjime. Dhe trysnia e parë përpara mbërriti nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga ambasadori amerikan Donald Lu.

“Magjistari Klement Balili” ishte qershia mbi tortë e dështimit spektakolar të autoriteteve shqiptare për të ndjekur arrestuar dhe dënuar peshqit e mëdhenj të krimit të organizuar. Donald Lu akuzoi disa herë për dy vite me radhë se ky trafikant kishte mbështetje politike. 16 operacione të policisë dështuan për dekonspirim.

Ambasadori amerikan Donald Lu nuk ka etiketuar si kriminel vetëm Klemend Balilin. Ai ka përmendur me emra konkret disa njerëz të tjerë të njohur të botës së krimit, por edhe zyrtarë, të cilët sipas tij, duhet të marrin dënimin e merituar.

“Elvis Roshi”, thoshte ambasadori.

Llalla dha dorëheqjen dhe i shpëtoi Vettingut. Ai po jeton me familjen i qetë jashtë Shqipërisë.

Saimir Tahiri ishte ndër më të vëzhguarit në lupën e ambasadorit.

 Artur Bushi, kryebashkiaku i Krujës, ishte një tjetër i kriminalizuar, sipas tij.

Donald Lu iu refuzoi vizat amerikane  gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar , duke i futur “në listën e zezë”. Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, Mirela Fana, gjyqtari Artan Broci, Fatmira Hajdari, Artan Lazaj, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina, Petrit Fusha, janë disa prej tyre.  Shumica e tyre janë jashtë sistemit të drejtësisë për shkak të Vettingut, por jo në qeli.

Donld Lu mbyll shërbimin e tij në Tiranë dhe ai do mbahet mend gjatë si diplomati që ndezi motorët e reformës në drejtësi. Ndërkohë pas çdo operacioni ambasada amerikane shtron pyetjen: Kush e ka rradhën? Ndosha ndonjëri nga të mësipërmit ose koka edhe më të larta.

Laku për tentakulat e krimit dhe mafies në shtetin shqiptar, po ngushtohet. Përmbysja e madhe dhe e shumëpritur në politikën shqiptare, duket se sapo ka nisur.

codramol
smile

Aktualitet Donald Lu