Aktualitet 4 Tetor 2018, 16:58

Kush e ndaloi, zyrën e krimit ekonomik dhe anti-trafikut, të bënte kontrollin e planifikuar në “shpellën” FSHF?

Shkruar nga Pamfleti
Kush e ndaloi, zyrën e krimit ekonomik dhe anti-trafikut, të

Kush e ndaloi, zyrën e krimit ekonomik dhe anti-trafikut, të bënte kontrollin e planifikuar në “shpellën” FSHF?

Në 16 vitet e sundimit të “Don” Dukës në FSHF, 6 herë është ndaluar KLSH-ja, 11 herë herë është ndaluar seksioni i luftës kundër krimit ekonomik-financar i Policisë Tiranë, 5 herë është ndaluar prokuroria, 3 herë është ndaluar Ministria e Arsimit dhe Sportit, 2 herë Avokatura e Shtetit dhe së fundi, u ndalua “Forca Ligjit”, dmth forca dhe platforma anti-krim dhe anti-korrupsion e SHBA-BE

Pas arrestimeve për trukime futbolli në Shkodër, nisur edhe prej një “mali” me denoncime e nga prova, të konfirmuara tashmë prej organeve hetimore e ligj-zbatuese, ditën e hënë datë 1 tetor 2018, struktura e anti-krimit ekonomiko-financiar dhe anti trafiqeve të “Forca e Ligjit”, do të zbarkonte për një aksion “inspektimi” dosjesh personale e organizative-ekonomike, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Burimet që na konfirmuan lajmin, na bënë me dije, se operacioni ishte anuluar “me urdhër nga lartë”, pa i dhënë asnjë shpjegim, grupit që do ta zhvillonte, por dihet vetëm fakti, se urdhëri i anulimit është dhënë nga ministri Fatmir Xhafaj, i cili vetë e referoi, kontrollin anti-krim në FSHF.

Sipas burimit nga grupi operacional, thuhet se urdhëri anulimit, nuk është “mendje” e ministrit Xhafaj, mbasi ai e kishte planizuar e konsultuar prej kohësh, këtë operacion anti-krim, me ekspertë profesionist e ligjor, të sektorit të futbollit, brenda e jashtë ministrisë.

Ky operacion, kishte si objeksion, të shkatërronte skemën e korrupsionit me trukimet, pagat e stafit, ndarjen e fondeve, mafien e gjoba-ndëshkimeve të klubeve, financimet e klubeve, fatin e fondeve që japin bashkitë, pagesat e  arbitrave, kontratat e shitje-blerjes së lojtarëve, shpërblimet e trajnerëve, teknikëve, konsulentëve dhe ekspertëve të huaj, fondet e investimeve në objektet sportive, udhëtimet jashtë shtetit, të ardhurat nga donacionet dhe reklamat.

Pika kryesore e këtij operacioni spastrimi, në FSHF e kthyer nga kryemafiozi Duka, në “shpellë” hajdutësh e kriminelësh, ishte “dekriminalizimi” i kupolës së futbollit shqiptar në gjithë zinxhirin e tij.

Ndoshta, përveç llumit të korrupsionit, anulimi i aksionit policor, ka lidhje me verifikimin e dosjeve, të biznesmenëve presidentë e shefa klubesh futbolli, referuar letrave, me të cilat është promovuar e prezantuar Duka, në srukturën ndërkombëtare,

Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se “Froca e Ligjit” e di tashmë, që “bloza” e korrupsionit Armand Duka, po fsheh disa “letra të pista”, të ardhura nga matanë kufirit, për bosët e futbollit shqiptar, që kaperdisen me puro, rruajnë kokën, lënë mjekrra, sjellin avionë, hapin kazino e motele, ndërtojnë komplekse pishinash e linja transporti ndërkombëtar.

Kjo mundësi pastrimi e krimit në FSH, u bllokua nga një fuqi mbi ministrin Xhafaj, por ky nuk është rasti i pare në 16 vitet e sundimit të Dukës në FSHF, mbasi 6 herë është ndaluar KLSH, 11 herë herë është ndaluar seksioni i luftës kundër krimit ekonomik-financar i Policisë Tiranë, 5 herë është ndaluar prokuroria, 3 herë është ndaluar Ministria e Arsimit dhe Sportit, 2 herë Avokatura e Shtetit dhe së fundi, u ndalua “Forca Ligjit”, dmth forca dhe platforma anti-krim dhe anti-korrupsion e SHBA-BE./Pamfleti

Kryesore Duka FSHF krim ekonomik Rama