Aktualitet18 Mars 2019, 23:12

Kush është 26 vjecari Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ve që u vra sot në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Kush është 26 vjecari Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ve që u vra

Kush është 26 vjecari Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ve që u vra sot në Tiranë

Viktima e sotme në Tiranë, Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë por dhe për publikun shqiptar. Ai njihet si menaxher i VIP-ve dhe u arrestua para disa vitesh për vrasjen e babaiat të tij, por kur daja pranoi krimin Kurti u la i lirë. Ai po ashtu akuzohet si i përfshirë në një sherr ku mbeti i vrarë pronari i një marketi në Durrës në 2017, por mundi t’i shpëtojë akuzës, ndonëse familjarët e të ndjerit Agim Arapi, akuzuan Kurtin si autorin e vrajes.

Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. Kurti njihet edhe për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta nëpër botë. Ai po ashtu ka sjellë në Shqipëri reperin e famshëm me Rick Ross.

VRASJA E JURGEN KURTIT

Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Kurgen Kurti rreth 26 vjeç është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

Aktualitet Kush është 26 vjecari Jurgen Kurti menaxheri i VIP-ve që u vra sot në Tiranë