Aktualitet10 Maj 2018, 18:56

Kush është deputetja e Lulit që gëzon miqësinë e Ulkonjës dhe vlerësimin e lartë të Hamshorit?

Shkruar nga Pamfleti
Kush është deputetja e Lulit që gëzon miqësinë e

Kush është deputetja e Lulit që gëzon miqësinë e Ulkonjës dhe vlerësimin e lartë të Hamshorit?

Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë në këto kohe dertesh kanë edhe ata gëzimet e tyre se njerëz janë! Këso kohe një vit më parë, kur shkruhej historia e çadrës, një zonjë me mbiemër të ngjashëm me fjalën pambuk e cila kishte performuar në Universitetin dylberian të Labinotit për disa vjet u soll nga Ulkonja për të mbajtur një fjalim kundër Republikës së vjetër.

Pasi kishte njohur dhe ishte mahnitur me idetë liberale të shprehura me gjenialitet nga vetë themeluesi i Universitetit të Labinotit ajo zbuloi Lulin dhe doktrinën e tij mbi demokracinë. Aurela që nuk qesh kurrë, e zymtë si vetë trishtimi gjeti në ato minuta të lyera me bekim kënaqësinë që të jep mendimi i vyer intelektual.

Zonja kishte merita të mëdha në shoqërinë shqiptare. Njihte jetën, veprën dhe mendimet e burrit nga Labinoti që u bë emblemë e virtytit shqiptar dhe që punon mjaft mirë me LSI-në. Eh kur ja prezantuan vjehrrit Xhafë e erdhi të këndonte një arie shkodrane ” në zaman të asaj furie”, megjithëse shkodranët i kujtojnë Jozefinën dhe tensioni i gjakut i luhatet si lavjerrës.

Kështu hyri në parlament lehtë si butësi pambuku me fjalimet e saj plot rënkime oh eh..ah…nga arroganca e qeverisë Rama. Shkoi në Rumani dhe “pallati i popullit” e mahniti, iu duk ku e ku më sojli se senati amerikan.

Meqënëse Ulkonja ia kishte hapur zemrën shpejt, duke shfaqur zemërim për brishtësinë e hamshorit dhe dilema për burrërinë e tij, ajo doli në mbrojtje të LGBT…ta bëjmë tha PD-në si këtë shoqate, të hajthme, gazmore me ngjyra dhe aplikojmë në ndonjë ambasadë për fonde kundër diskriminimit që na bën Edi Rama.

Por kuotat më të larta ajo i shënoi në ditët e kiametit, kur zemrat e demokratëve ishin mbushur plot më psherëtima për sevdane e pafat ndërmjet Ulkonjes dhe Hamshorit. Sa lot fshiu me dorën e saj, sa shamia lagi atyre syve, qaj hamshori e qaj ulkonja, por si mike e pa epur në ditë të keqe ua merrta kokat në peqi e ngashërehej bashkë me ta.

Ajo i rrëfente Aurelës për të gjitha deputetet e PD-së, për njërën në veçanti e cila kishte qeshur kur të gjithë qanin, kur kishte shprehur nën zë neveri, kur të gjithë kërkonin mekim. Ajo e ka të plotë listën e gjithë atyre që e kthyen në thashethem tragjedinë e tyre.

Siç ka mbiemrin, pambuk u bë për hallet që nuk u reshten së trokituri. Sikur të mos bëjë kurrë asgjë tjetër, sikur të heshte përjetësisht, sikur të flasë si deri tani pa rënë kurrë në sy, emri i saj në PD dhe në oxhakun e fortë të të dashurit Vjehrrit Xhafë do të shkruhet me shkronja ari.

Për të tillë njerëz ka nevojë Opozita, për të tilla kauza dinjiteti. Ndaj hamshori pasi mori bekimin e kunatit në drekën e fundit doli në Tv dhe tha fat i madh për kombin, për dhenë e arbërit që PD ka njerëz si Ulkonja dhe intelektualja e pambuktë, të cilat i japin kuptim virtytit. Foli disi pa u menduar hamshori në hazdisje e sipër se plagë në xhan i shkaktoi Valkes, burrit të Feridesë që kaq shumë do të jetë i pari pranë Ulkonjes.

Të dashur lexues mendoni gjatë, mendoni thellë, mendoni mirë se në këto kohë heroike e heroizmi ku PD e Lulit, Aurelës, kunatit dhe shumë të dashurit Vjehrrit Xhafë ndodhet, nuk është e lehtë ti pikasësh me një të shtënë këto personalitete të medha e madhështore të botës sonë politike.

Forum Kush është deputetja e Lulit që gëzon miqësinë e Ulkonjës dhe vlerësimin e lartë të Hamshorit?