Bota11 Gusht 2022, 17:47

Kush është gjyqtari që urdhëroi bastisjen e banesës së Trump dhe pse ka shkaktuar kaq shumë polemika emri i tij?

Shkruar nga Pamfleti
Kush është gjyqtari që urdhëroi bastisjen e banesës

Bruce Reinhart është emri i gjyqtarit që dha autorizimin për të bastisur pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago. Dikur prokuror e avokat mbrojtës, Reinhart njihet për përpikmërinë e tij. Një gjykatës që nga viti 2018, Reinheart shfaqet si një figurë shumë e respektuar brenda komunitetit ligjor të qarkut të artë të Palm Beach. Ai u betua si magjistrat federal në mars 2018, pasi u emërua me shumicë votash nga gjyqtarët e Gjykatës së Floridas së Jugut.

Biografia zyrtare e gjyqtarit thotë se ai si prokuror “trajtonte kryesisht dosjet që përfshijnë krimet federale, duke përfshirë narkotikët, krimin e dhunshëm, korrupsionin publik, mashtrimin financiar, pornografinë e fëmijëve dhe emigracionin”.

Një nga dosjet e tij më të nxehta deri më sot, si avokat mbrojtës penal, ishte mbrojtja e kongresmenit demokrat Tim Mahoney, një ligjvënës nga Florida, i cili garoi pas një skandali, duke qenë se ju zbuluan disa marrëdhënie jashtëmartesore.

Reinhart, në fakt, ishte avokat mbrojtës i disa ish-bashkëpunëtorëve të Jeffrey Epstein, manjatit të njohur, i arrestuar për abuzim seksual dhe trafik ndërkombëtar të të miturve, i cili vdiq në burg në rrethana misterioze dy vite më parë. Dy bashkëpunëtorët e tij fituan imunitet pas një marrëveshje ku Epstein merrte përsipër fajësinë.

Reinhart u padit më vonë në një padi civile nga dy prej viktimave të Epstein, të cilët e akuzuan atë për shkelje të politikave të Departamentit të Drejtësisë. Reinhart përfundimisht i mohoi akuzat dhe këmbënguli se ai nuk ishte pjesë e hetimit federal për Epstein. Paditësit pretendonin se ai nga prokuror u kthye në avokat dhe përdori informacionet në shërbim të klientit.

Reinhart është gjithashtu një donator i rregullt dypartiak në fushatat zgjedhore të bëra në SHBA: Të dhënat financiare të fushatës federale tregojnë se në vitin 2008 ai dhuroi 1000 dollarë për fushatën presidenciale të Presidentit Barack Obama dhe po aq për Fondin Obama Victory, një komitet i përbashkët për mbledhjen e fondeve.

Ai gjithashtu kishte dhuruar më parë para për ish-guvernatorin republikan të Floridës, Jeb Bush, kur ai po konkurronte për Shtëpinë e Bardhë. Të dhënat shtetërore tregojnë se në disa cikle zgjedhore, Reinhart dhuroi disa mijëra dollarë për një pjesë të vogël kandidatësh, duke përfshirë Dave Aronberg, si dhe kandidatë që konkurronin për pozicionin e gjyqtarit, avokatit të shtetit apo mbrojtësit publik.

Sapo emri i tij u bë publik, janë të shumtë republikanët që kërkojnë “kokën e tij”. Ata shprehen se gjykata ka bllokuar të dhënat për biografinë e tij, ndërsa akuzohet edhe se është pjesë e bordit në një sinagoge hebreje në Floridan Jugore. Sipas mbështetësve të Trump, ai hiqet si fetar por mbrojti një abuzues fëmijësh. Duke ju referuar rastit të  Epstein. Sot republikanët paralajmëruan rezistencë, duke i dalë në mbrojtje Trumpit. /Përshtati “Pamfleti” nga “Inside Over”

Bota gjyqtari rihant Trump