Aktualitet 9 Prill 2019, 21:47

Kush është ish-zyrtari i lartë i njohur nga të gjithë që ndodhej në avionin e grabitjes

Shkruar nga Pamfleti
Kush është ish-zyrtari i lartë i njohur nga të gjithë

Kush është ish-zyrtari i lartë i njohur nga të gjithë që ndodhej në avionin e grabitjes

Një ish-zyrtar i lartë i shtetit ka qenë prezent në avionin ku u grabit një sasi e konsiderueshme parash në Rinas, pasditen e sotme.

Në avionin që do shkonte në Austri, ka qenë prezent ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, tha gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Dritare me Rudinën në Neës24. Llalla ishte pasagjer në mjetin fluturues me destinacion Vjenën, por që ra pre e një grabitjeje, shtoi ajo.

Afro 10 milionë euro, dyshohet të jenë grabitur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithshka ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet  ka thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe i është afruar me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave. Ata kanë hipur në barkun e avionit duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Sipas dëshmive të tjera, grabitësit kanë hyrë lehtësisht në mjediset e aeroportit, duke qenë se automjeti i tyre mbante mbishikrimin “Hetimi tatimor”, që dyshohet të jetë falsifikuar. Ata kanë përdorur më pas maskat, ndërsa kanë qenë të veshur me uniforma policore, dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe granata dore. Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve ka mbetur i vrarë. Të tjerët kanë mundur të largohen.

Ndërsa njësi të shumta janë vënë në ndjekje të grabitësve, mësohet se janë lëshuar 4 urdhëra ndalimi ndërsa 40 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Aktualitet Adriatik Llalla grabitja ne rinas