Sport23 Shtator 2022, 21:00

Kush është klubi më problematik në Premier Ligën angleze, me 95 tifozë të arrestuar?

Shkruar nga Pamfleti
Kush është klubi më problematik në Premier Ligën

Kush është klubi më problematik në Premier Ligën angleze, me 95 tifozë të arrestuar?

Uest Hemi kishte tifozët më rrëmujaxhinj në Premier Ligë sezonin e shkuar. Ministria e Brendshme ka nxjerrë raportin e arrestimeve të tifozëve gjatë sezonit të shkuar dhe në total numri i tyre ishte 2.198, më i larti që prej sezonit 2013-2014.

441 arrestime u bënë për pushtim të fushës, 561 të tjerë u akuzuan se hodhën sende të forta në fushë, ndërsa 729 të tjerë për posedim të mjeteve piroteknike.

Nga këta 95 ishin tifozë të Uest Hemit. Klubi me tifozërinë e dytë më problematike ishte Mançester Siti (76 arrestime), ndjekur nga rivalët e Junajtidit (72). Lestëri dhe Çelsi mbyllin pesë vendet e para me 59 dhe 58 tifozë të arrestuar respektivisht. Shtimi i shkeljeve bëri që klubet e Premier Ligës të vendosin pezullimin nga stadiumi për 1 vit për tifozët problematikë.

Sport skuadra angleze tifozët problematik Uest Hem