Politike25 Shtator 2018, 18:26

Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200 mijë euro?!

Shkruar nga Pamfleti
Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200

Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200 mijë euro?!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur rreth platformës së prezantuar një ditë më parë nga opozita sa i takon çlirimit të ekonomisë në vend.

I ftuar një emisionin ‘Top Talk’, Shehaj theksoi se platforma e propozuar nga Basha i prek të gjitha qeveritë duke theksuar se është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me argumentin se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri, apo lidhja e krimit me politikën ka ndodhur gjithmonë.

“Lulzim Basha ka propozuar një platformë për çlirimin e ekonomisë e cila prek të gjitha qeveritë madje në listë është përfshirë edhe një koncension dhënë gjatë qeverisjes së PD. Fakti që ka pasur apo jo përpara nuk do të thotë asgjë sepse do verifikohen të gjitha. Është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me të gjitha edhe me trafikun e drogës, me argumentin që dëgjoj që është qesharak kur thuhet se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri, apo lidhja e krimit me politikën kur këto kanë ndodhur gjithmonë.

Ky nuk është argument. Nëse një kompani krijohet 2 ditë para dhe më pas merr koncension, këtu kemi të bëjmë me një fakt. Nëse Vilma Nushi merr një koncension prej 70 milionë eurosh në një fushë ku nuk ka asnjë eksperiencë, kur duhet se ka qenë mbështetëse e PS, nuk ke nevojë ta provosh. Një koncesion pa asnjë vlerë që e është marrë pa asnjë lloj gare”, tha Shehaj.

Deputeti demokrat, nënvizoi se duhet bërë një vlerësim se si ishte Shqipëria kur erdhi Rama në pushtet dhe si është sot, që sipas tij, të gjithë treguesit janë përkeqësuar.

“Duhet të gjykojmë se si ishte vendi kur Rama erdhi në pushtet dhe të shohim se si është Shqipëria sot. Të gjithë treguesit janë përkeqësuar. Marrim rastin e dëshirës së shqiptarëve për të ikur nga vendit si treguesin kryesor të qeverisjes. Në 2013 kishte 140 mijë shqiptarë që aplikonin lotarinë amerikane ndërsa vitin e kaluar ishin 400 mijë. Ky është një fakt”, theksoi Shehaj.

Sa i takon pasurisë së politikanëve dhe hetimit të tyre, Shehaj solli një shembull që sipas tij, një ministër nëse ka një rrogë prej 2 milionë lekësh dhe del me një makinë që kushton 200 mijë euro, atëherë nuk ka nevojë për prova, pasi për të ai është i korruptuar.

“Nëse një ministër që ka rrogën 2 milion lekë, s’ka të ardhura të tjera e del me një makinë 200 mijë euro unë nuk kam nevojë ta provoj, më mjafton dyshimi. Ai është i korruptuar. Unë kështu mendoj”, deklaroi deputeti Agron Shehaj.

Politike Agron Shehaj Korrupsioni ministrat