alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kush është njeriu që donte të vriste Vuçiç? Skenari dhe krimet makabre

24/01/2022, 22:14
ne Rajoni
A A

Lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer, i cili është në arrati që nga arrestimi i grupit të Veljko Belivuk në Beograd në shkurt të vitit të kaluar, është shpallur zyrtarisht si personi që do t’i bënte atentat presidentit serb Aleksandar Vuçiç.


-Lexo edhe:

U gjet e pajetë brenda një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i kinezes

Kërcënimi rus/ Italia do të drejtojë njësinë luftarake të NATO-s në Bullgari, pjesë e saj edhe 40 trupa shqiptare

Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se policia serbe i ka marrë të dhënat nga Europol. Radoje Zvicer është një nga njerëzit më me ndikim të nëntokës vitet e fundit. Së bashku me Slobodan Kashçan, ai u shënjua si lider i klanit të Kavaçit, i cili lidhet me trafikun e drogës, vrasje dhe krime të tjera të rënda. Zvicer u qëllua vitin e kaluar në mes të ditës teksa vraponte pranë banesës së tij në Kiev.

Dy sulmues të armatosur qëlluan dhjetëra herë, pesë prej të shtënave e goditën atë. Bashkëshortja e Zvicerit, Tamara, kishte dalë me vrap nga banesa dhe kishte qëlluar sulmuesit, duke i penguar që ta eliminonin. Falë saj, lideri i Kavaç është gjallë. Zvicer i shpëtoi atentatit në Ukrainë verën e kaluar dhe besonte se sulmi ndaj tij ishte organizuar nga “pantera rozë” Milan Ljepoja, i cili më pas u zhduk në Beograd. Hetuesit dyshojnë se Ljepoja është vrarë në Ritopek, me urdhër të Zvicer-it. Vitin e kaluar, klani i tij kishte filluar bashkëpunimin e ngushtë me Veljko Belivuk, i cili u arrestua dy muaj më parë në një operacion të madh policor dhe akuzohet për të paktën tre vrasje brutale dhe trafik droge.

Radoje Zvicer u arratis në shkurt të vitit të kaluar, menjëherë pasi bashkëpunëtorët e tij Veljko Belivuk, Marko Miljkoviç dhe pjesa tjetër e grupit u arrestuan. Policia malazeze hyri në shtëpinë e tij më 28 mars. Arratisja e tij përkoi me zbulimin e policisë holandeze, e cila zbuloi shpërndarjen e kokainës në vendet skandinave dhe rrugët e trafikimit të saj. Me atë rast u zbulua plani i bërë për vrasjen e Miliç Minja Shakoviç nga Podgorica, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili ishte mik dhe shef i Velja Nevolja sa ishte gjallë.

Gjithçka u zbulua në YouTube

Në dhjetor 2017, në YouTube u publikua një video me të dhëna dhe foto të personave që janë në dosjet e policisë, si edhe video, në të cilat tregoheshin drejtuesit kryesorë të klanit famëkeq të Kotorrit. Nuk ka ende konfirmim zyrtar nëse të dhënat e paraqitura në atë video janë të sakta. Nuk dihet gjithashtu nëse informacioni ka rrjedhur nga shërbimet e sigurisë.

Për autoritetet kompetente të Malit të Zi duket se mbetet ende mister se kush është autori i videos pesëmbëdhjetëminutëshe e cila gati katër vite më parë zbuloi se cilët janë anëtarët e lartë të “klanit të Kavaçit” dhe që tronditi rëndë nëntokën e krimit. Regjistrimi tregon të dhëna që mund të thuhet se hyjnë në kategorinë personale dhe konfidenciale. Tregohen numri i identitetit dhe pasaporta e Radoje Zvicer dhe Predrag Knezeviç, emra të rremë që më pas u deklarua se përdoreshin nga anëtarët e grupit Kavaç dhe të tjera të ngjashme.

Objektivi kryesor ishte Radoje Zvicer, kreu i kësaj organizate kriminale. Shfaqet një fotografi e vjetër e tij dhe ajo që më pas thuhej se ishte bërë pas një transplanti flokësh në Turqi. Thuhet se ai përdor emrin Josip Babiç dhe dokumente false. Se e gjithë kjo shkoi një hap më tej, tregon edhe incizimi i bisedës së bashkëshortes së liderit të grupit, Tamara Zvicer dhe Aleksandar Gjurishiçit.

Gjykata e Qarkut në Kiev urdhëroi që Radoje Zvicer dhe gruaja e tij Tamara të merreshin sërish në pyetje për shkak të tentativës për vrasjen e tij në pjesën elitare të qytetit në Ukrainë. Duke pasur parasysh se lideri i klanit të Kavaçit është në arrati që nga marsi i këtij viti, është shumë e diskutueshme se si do ta marrin sërish në pyetje. Edhe Serbia, edhe Mali i Zi kanë lëshuar urdhër arresti për të. Një gjykatë në Kiev u dha hetuesve një vit për të mbledhur prova shtesë kundër mercenarëve nga klani Kavaç.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, bëri të ditur se ekziston një grup i organizuar kriminal, i organizuar nga Radoje Zvicer, i cili synon të bëjë atentat dhe të vrasë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Pasi morëm informacion nga policia e një shteti anëtar të BE-së më 14 janar përmes Europolit, duke përdorur forma zyrtare të komunikimit midis policisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, u njoftua zyrtarisht për ekzistencën e informacioneve operative për një grup të përbërë nga qytetarë të vendeve të ndryshme, i cili synon të vrasë presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç,” tha ministri Vulin./Express

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

U gjet e pajetë brenda një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i kinezes
Rajoni

U gjet e pajetë brenda një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i kinezes

18/05/2022, 19:32
Italia do të drejtojë njësinë luftarake të NATO-s në Bullgari, pjesë e saj edhe 40 trupa shqiptare
Aktualitet

Kërcënimi rus/ Italia do të drejtojë njësinë luftarake të NATO-s në Bullgari, pjesë e saj edhe 40 trupa shqiptare

18/05/2022, 19:12
Analiza/ Cinizmi i Putinit, “thikë pas shpine” për Beogradin! Vuçiç e ka kuptuar se Rusia po e tradhton
Kryesore

Analiza/ Cinizmi i Putinit, “thikë pas shpine” për Beogradin! Vuçiç e ka kuptuar se Rusia po e tradhton

18/05/2022, 18:47
“Vjeshta, më e vështirë se viti 1945”! Vuçiç “qan hallet” te klerikët serbë: Presioni për Kosovën, më i ashpër sesa për sanksionet ndaj Rusisë
Rajoni

“Vjeshta, më e vështirë se viti 1945”! Vuçiç “qan hallet” te klerikët serbë: Presioni për Kosovën, më i ashpër sesa për sanksionet ndaj Rusisë

18/05/2022, 17:37
Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan
Ballkani

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

18/05/2022, 8:34
Burg përjetë për pilotin grek, babai i Caroline: Do bëj gjithçka që mbesa mos ta takojë
Rajoni

Burg përjetë për pilotin grek, babai i Caroline: Do bëj gjithçka që mbesa mos ta takojë

17/05/2022, 11:25
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta u kujton partive "popullin e 2 marsit", thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën

"6 marsi nuk është një test për PD", Bardhi akuza mazhorancës: Zgjedhjet janë me kushtet e 25 prillit

"6 marsi nuk është një test për PD", Bardhi akuza mazhorancës: Zgjedhjet janë me kushtet e 25 prillit

Lajmi i Dites

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07

Lajmet e fundit

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

Frankfurti në majën e vogël të Europës, gjermanët I falen penalltive, Rejnxhërsin e ‘tradhton’ Aron Ramsej

19/05/2022, 0:04
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, kampioni i ri i Ligës së Europës vendoset në shtesë

18/05/2022, 23:09
Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

18/05/2022, 23:08

Mirë që “ikën”, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si “Mesia”, Kryemadhi…!

18/05/2022, 22:59

SHBA rihap ambasadën në Kiev, Blinken: Ne qëndrojmë me krenari dhe vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës

18/05/2022, 22:54
Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

Çfarë do të thotë ligji ushtarak në Ukrainë?

18/05/2022, 22:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #salianji #presidenti #edirama #kryeminister
  • Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #president #gazeta #austria #saliberisha #edirama #lulzimbasha
  • Ai vendim i qeverisë amerikane shkaktoi natyrisht një shock politik në Shqipëri, e në radhë të parë tek opozita shqiptare, e cila e kishte pasur Sali Berishën lider të saj për 30 vjet.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #nongrada #amerika #politik #spak #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In