Aktualitet 1 Qershor 2018, 10:46

Kush është shqiptari që i konfiskuan 58 mijë dollarë në aeroport

Shkruar nga Pamfleti
Kush është shqiptari që i konfiskuan 58 mijë dollarë

Kush është shqiptari që i konfiskuan 58 mijë dollarë në aeroport

Një shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Cleveland të SHBA-së ka hedhur në gjyq doganën se i kanë shkelur të drejtat e tij kushtetuese. Rustem Kazazi po udhëtonte drejt Shqipërisë me 58 mijë dollarë në çantë. Sipas 64-vjeçarit autoritetet doganore i kanë marrë paratë pa asnjë arsye, por thekson faktin se nëse dyshohet si trafikant apo si spastrues parash shteti duhet ta padisë.

Historia e tij në Amerikë ka bërë shumë bujë ku janë publikuar edhe mjaft artikuj për të. Në shkrimin e së përditshmes ‘’Washington Post’’ thuhet se agjentë doganorë kanë sekuestruar paratë nëpërmjet një procesi të njohur si konfiskimi i pasurive civile, një teknikë e zbatimit të ligjit që lejon autoritetet të marrin para në dorë dhe prona nga njerëz që nuk janë dënuar kurrë apo madje as janë akuzuar për një krim.

Po ashtu në këtë artikull theksohet fakti se 64-vjeçari Rustem Kazazi ka qenë oficer policie në Shqipëri dhe se ka ardhur në SHBA me lotarinë Amerikane. Ai thotë se paratë janë kursime të 10 viteve dhe se nuk i shte dërguar nëpër banka për shkak të kriminalitetit në Shqipëri dhe tarifave të larta të institucioneve financiare.

Ai dëshironte që në Shqipëri të kthehej për pushime dhe të rregullonte një pronë familjare, si edhe të blinte një banesë pushimi.

 

 

Aktualitet 64-vjeçari Rustem kazazi