Sport29 Dhjetor 2022, 21:37

Kush është Sylvinho? Ish-lojtari i Barcelonës, Arsenalit dhe City-t që pritet të marrë drejtimin e Kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Kush është Sylvinho? Ish-lojtari i Barcelonës, Arsenalit dhe

Kombëtarja shqiptare pritet të emërojë në ditët e para të janarit trajnerin e ri dhe braziliani Sylvinho, është pretendenti kryesor i cili pritet ti besohet projekti i ardhshëm i kombëtares.

Por kush është Sylvinho?

Ish-mbrojtësi i majtë ka qenë ndihmësi i trajnerit Tite tek Brazili dhe është një emër mjaft i njohur në futbollin botëror.

Gjatë karrierës së tij si trajner ai ka drejtuar ekipin brazilian të Corinthians nga maji i 2021 deri në shkurt të 2022, ndërsa ka qenë trajner i Lyon në Francë nga maji i 2019 deri në tetor të atij viti.

Ndërkohë si futbollist Sylvinho ka pasur sukses në Spanjë, Angli dhe Brazil me skuadra si Barcelona, Manchester City, Arsenal, Celta dhe Corinthians.

Sport #Tranjeri Kombëtares ri