Bota 4 Mars 2019, 15:07

Kush janë biznesmenët rusë që po financojnë në Shqipëri, si po tenton Vladimir Putin të pengojë integrimin e vendit ton

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë biznesmenët rusë që po financojnë në Shqipëri, si po tenton Vladimir Putin të pengojë integrimin e vendit tonë në BE

Shteti që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin po shpenzon miliarda rubla në shtetet e Ballkanit, duke tentuar ta pengojë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Madje ekspertët amerikanë alarmojnë se Rusia dëshiron të provokojë një konfrontim të dhunshëm në mes të Kosovës e Serbisë, në mënyrë që ta diskreditojë projektin e shtetit më të ri në Evropë dhe ta ngatërrojë SHBA-në e NATO-n në mosmarrëveshjet rajonale, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Lavdrim Lita, gazetar nga Shqipëria, thotë se Rusia ka një histori shekullore ndërhyrjesh dhe influencash në Ballkan, i cili ka qenë gjithmonë një nga rajonet që ka marrë më shumë vëmendje të politikës së jashtme ruse, kryesisht për pozicionin strategjik të gadishullit.

Lita thotë se oligarkët rusë dhe pasuria e tyre me origjinë të errët përdoret për të rritur influencën ruse në shtetet e Ballkanit.

“Sektori energjetik është pothuajse nën diktatin e kompanive ruse ‘Lukoil’, ‘Gasprom,’ ‘Litasko’, ‘Rosneft’ etj. Për këtë plan të ri është rritur edhe fondi specifik i miratuar me dekret presidencial, ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit do të jenë vende në të cilat do të investohet para, burimi i të cilave është i paqartë”, shprehet gazetari Lita për “Zërin”.

Sipas tij, të dhënat e institutit “Për studime strategjike” në Romë evidentojnë se financime të biznesmenëve rusë në Shqipëri po kanalizohen  nëpërmjet bankave të nivelit të dytë në xhirollogaritë e kolegëve shqiptarë, sipas kërkesave të ambasadave ruse të atashuar në Shqipëri e në Mal të Zi.

“Për këtë arsye po bëhet hetim i thelluar për objektivin final të këtyre financimeve, që kanë për qëllim çorientimin e tregut shqiptar dhe të konkurrencës”, shprehet ai./ZËRI

codramol
smile

Ballkani financimet e biznesmenëve rusë në Shqipëri gazetar Lavdrim Lita Vladimir Putin