Aktualitet23 Shtator 2018, 19:45

Kush janë kriminelët e LSI që rropën Shqipërinë dhe po kalben në burg, së shpejti pas hekurave dhe kanceri i shqiptarëv

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë kriminelët e LSI që rropën Shqipërinë

Kush janë kriminelët e LSI që rropën Shqipërinë dhe po kalben në burg, së shpejti pas hekurave dhe kanceri i shqiptarëve, Ilir Meta

Pamfleti ka vendosur të sjellë me emra disa nga zyrtarët e lartë të LSI, të cilët janë në burg për korrupsion, ose që akuzohen për abuzime të pafundme, por që deri më tani i kanë shëtuar qelisë

Lëvizja Socialiste për Integrim është partia më hajdute në vendin tonë, që në këto 14 vite ka rrjepur qytetarët shqiptarë në çdo sektor. E krijuar nga Ilir Meta në vitin 2004, LSI vetëm ka vjedhur e grabitur së bashku me kryetarin e saj.

LSI është partia që numëron më shumë zyrtarë të ndëshkuar për korrupsion, që vazhdojnë të kalben në qelitë e burgjeve, ndërsa së shpejti pritet të hapen dyert e burgut edhe për themeluesin e kësaj partie, fatkeqësinë më të madhe të shqiptarëve, Presidentin Ilir Meta.

Pamfleti.net ka vendosur të sjellë me emra disa nga zyrtarët e lartë të LSI, të cilët janë në burg për korrupsion, ose që akuzohen për abuzime të pafundme, por që deri më tani i kanë shëtuar qelisë.

Emrat e mëposhtëm janë vetëm një pjesë e listës së gjatë të të ndaluarve të partisë korruptive:

Më 29 shtator 2014, Policia e Durrësit arrestoi drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Durrës, Genc Balla, bashkë me vartës të tij, të cilët shtrëngonin për mitmarrje një kompani shqiptaro-kineze. Balla ishte i emëruar nga LSI.

Në tetor 2014, u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani, së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga  strukturat e LSI-së.

Në nëntor të 2014, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për t’i punësuar.

Më qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, i cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar i LSI-së në Elbasan.

Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë drejtori i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po merrte 2 mijë euro rryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues i degës së LSI-së Fier.

Më 14 korrik 2015, arrestohet drejtori i Hipotekës Lushnjë, Elvis Bajazi, bashkë me shoferin e institucionit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës, duke marrë rryshfet për dhënien e një çertifikate pronësie në Lushnje.

Më vonë, është arrestuar Robert Shtëmbari, Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje, i cili u arrestua mengjësin e datës 4 nëntor 2015 me akuzën korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtëmbari i kishte kërkuar 1 milion lekë një qytetari në Lushnje në këmbim të një vendi pune.

Më 21 shkurt 2017, arrestohet Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili kishte abuzuar me tenderat e ushqimeve të të dënuarve, por u la i lirë pak ditë më parë, pasi bëri rreth dy vite burg.

Arrestimi më i bujshëm në radhët e LSI ishte ai i 2 shkurtit 2018, kur në pranga ka Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, së bashku me dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qurduku, ku të gjithë vinin nga radhët e LSI.

Sektori i rrugëve ka qenë ‘gangrena’ më e madhe e shqiptarëve, gjatë kohës kur drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Haxhinasto. Ky i fundit, së bashku me Ilir Metën, dhe gjithë drejtuesit e tjerë të LSI, u kthyen në kancer për shqiptarët, përgjatë viteve që ishin në pushtet me PD dhe më pas me PS. Haxhinasto është ‘peshku i madh’ i LSI, që pritet të përballet me drejtësinë e re për milionat e vjedhura, ndërsa pas tij, në burg do të përfundojë edhe tmerri i shqiptarëve, Ilir Meta, së bashku me Monika Kryemadhin./Pamfleti

Aktualitet Edmond Haxhinasto Ilir Meta Korrupsioni LSI Monika Kryemadhi