Aktualitet10 Dhjetor 2018, 17:38

Kush janë studentët, të cilët po spikasin në protestë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë studentët, të cilët po spikasin në

Kush janë studentët, të cilët po spikasin në protestë (Video)

Përfaqësuesit e Lëvizjes për Universitetin këto ditë kanë qenë më të përfolurit. Një lumë akuza janë derdhur mbi ta sikur të mos ishin dhe ata studentët dhe petagogë njëlloj si të tjerët. Shumë mund të kenë harruar që ata kanë më shumë se 5 vjet që luftojnë kundër tarifave dhe kushteve. Po kush janë disa nga ta? IN Tv intervistoi Petagogun Jani Markaj, që një ditë më parë pati një incident me një protestuese që ka lidhje partiakë. 

“Kam mbaruar studimet në 2003 tek Shkencat e Natyrës. Të sillemi me dinjitet. Partitë tradicionale nuk janë të interesuara, për lëvizje shoqërore, se ju tkurrin atyre fuqinë,” tha për IN News petagogu Markaj.
Markaj foli dhe për vajzën që tentoi ta dhunonte. Ai mban këtë qëndrim.

S’kam asgjë personale. Do t’i shkoj deri në fund në gjykatë,” sqaroi Markaj. 

Ndërsa Mirela Ruko është studentja që e revoltura dy vjet më parë mbi pamundësinë ekonomike në mënyrë simbolike hodhi salcë mbi Ministren Nikolla. Ajo ka lënë shkollën në mes për shkak të tarifave shumë të larta. Po kështu dhe Klodi Leka foli në lidhje me kauzën e fortë, që nuk i ndal ata për të protestuar.

“Nuk ka rëndësi akti i salcës. Ne i kemi shfaqur gjatë gjithë kohës kërkesa Ministres. Mirela, akoma s’ka përfunduar shkollën për shkak se nuk paguaj dot tarifën. Shumë studentë edhe pse punojnë nuk i bëjnë dot lekët për të paguar tarifat,” u shpreh për Ruko.

Ndërsa Klodi Lekaj mban këtë qëndrim: “Në rrjetet sociale ka patur shumë sharje. Një komb i paarsimuar shkon drejt shpërbërjes dhe kriminalizimit!”

 

 

Aktualitet Kush janë studentët të cilët po spikasin në protestë (Video)