Kosova28 Korrik 2019, 08:47

Kush janë të ftuarit nga Gjykata Speciale e Hagës? Përveç Haradinaj dhe 70 ftesa të reja

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë të ftuarit nga Gjykata Speciale e Hagës?

Kush janë të ftuarit nga Gjykata Speciale e Hagës? Përveç Haradinaj dhe 70 ftesa të reja

Krimet e luftës nuk e kanë lënë ende të qetë Kosovën. I pari që u thirr nga Gjykata e Hagës ishte kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen vetëm për këtë fakt.

Nga Gjykata Speciale deri më tani kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim. Gjithashtu ftësë kanë marr edhe figura të tjera të rëndësishme të Kosovës, si Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

 I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit. Pas Mustafës pasuan edhe ftesat e reja nga Specialja.

U ftua ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna, ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla, ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena, Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”, Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së, Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Prishtine Hag Haradinaj