Bota15 Gusht 2022, 16:47

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

Britania e Madhe pritet të miratojë një ligj drastik, sa i takon ngacmimit të femrave nga meshkujt.

Sipas mediave vendase, ligji i ri parashikon gjobë deri dy vite burg për burrat që ngacmojnë seksualisht gratë në publik. Sipas qeverisë britanike, të ndjekësh dikë, të bësh komente ose gjeste të turpshme është një shkelje që duhet dënuar.

Boris Johnson tha më parë se rregullat aktuale ishin të mjaftueshme për të goditur ngacmimet në rrugë, por që disa deputetë kundërshtuan duke thënë se duhet një ligj më i ashpër.

Liz Truss, kandidatja për të qenë kryeministre e ardhshme, ka mbështetur ligjin e ri për të trajtuar dhunën ndaj grave.

Bota Britania SHBA