Aktualitet28 Mars 2022, 09:56

 Kush po e përshpejton gjykimin e Endrit Dokles në Apelin e Tiranës?

Shkruar nga Pamfleti
 Kush po e përshpejton gjykimin e Endrit Dokles në Apelin e

 Kush po e përshpejton gjykimin e Endrit Dokles në Apelin e Tiranës?

Në janar të vitit 2020, gjyqtarja e famshme Enkelejda Hoxha vendosi të lirojë me kusht nga burgu anëtarin e ish Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash të rënda penale. Këtë vendim gjyqtarja Hoxha, e cila sot është vetë në burg, e firmosi pasi më parë i kishte hequr Dokles dënimin e përjetshëm.

Vendimi i Enkelejda Hoxhës ishte korruptiv dhe mafioz, pasi në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që Dokle duhet të qëndronte në burg përjetë. Për të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese, Enkelejda Hoxha dyshohet se ka marrë mbi 500 mijë euro, ndërsa i dha fund karrierës së saj në sistemin e Drejtësisë. Jo rastësisht, Hoxha u arrestua në flagrancë nga SPAK teksa ishte duke liruar të dënuarin e radhës në këmbim të parave.

Por, gjyqtarja e korruptuar Enkelejda Hoxha nuk e shpëton përfundimisht Endrit Doklen. Prokuroria e ka ankimuar vendimin e gjyqtares Hoxha. Tashmë çështja është prej 1 viti në Apelin e Tiranës, e cila do të vendosë për fatin e Dokles. Nga burime serioze mësohet se kanë nisur lëvizjet për të korruptuar edhe Gjykatën e Apelit në Tiranë, me qëllim për të konfirmuar vendimin skandaloz të Enkelejda Hoxhës. Kanë nisur negociatat për të përshpejtuar shqyrtimin e dosjes së Dokles.

Për të shqyrtuar një çështje në Apel duhen të paktën 4 vite. Për të afruar shqyrtimin e çështjes në kohë duhen para ose miq të fortë. Aktualisht ka përpjekje për të afruar në kohë shqyrtimin e çështjes  dhe gjithçka po mbahet e fshehtë. Dyshohet se vetëm për të shqyrtuar sa më shpejt çështjen janë dhënë 500 mijë euro, ndërsa për të lënë në fuqi vendimin e gjyqtares Hoxha janë hedhur mbi 1 milionë euro.

Por çdo veprim i Gjykatës së Apelit në lidhje me këtë çështje duhet të dokumentohet, çka do të nxjerrë zbuluar edhe njerëzit e drejtësisë që janë angazhuar. Vijon…/Pamfleti

Kryesore #Kush po e përshpejton gjykimin e Endrit Dokles në Apelin e Tiranës? endrit dokle Gjykata e Apelit