Politike23 Nëntor 2022, 12:42

Kush po tenton ta kapë SPAK-un? Poli Hoxha: Mesazhi i Yuri Kim ishte për Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Kush po tenton ta kapë SPAK-un? Poli Hoxha: Mesazhi i Yuri Kim ishte

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim për zgjedhjet e kreut të ri të SPAK, duke qenë se Arben Krajës në dhjetor i mbaron mandati.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ka informacione se politika po ndërhyn në zgjedhjet e SPAK, duke shtuar se mesazhi i Kim ishte për kreun e qeverisë Edi Rama.

Kemi arritur në një fazë kritike të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Deklarata e Ambasadores është shumë e fortë. Nga informacionet që kam unë ndërhyrjet po bëhen nga politika dhe posaçërisht nga mazhoranca.

Unë deklaratën e Kim e mora si një thirrje  dhe një paralajmërim për Ramën, duke i thënë se nëse ata do ndërhyjnë në zgjedhje do të përballen me SHBA. SHBA ka bërë investim në SPAK, ata kanë vendosur fytyrën te ky institucion. Kemi një përceptim të gabuar për SPAK”, tha ai.

Kim në rrjetet sociale bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë transparent dhe pa manipulime.

Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter, ditën e djeshme.

Politike #poli hoxha Akuza Ram