Politike18 Janar 2023, 16:36

Kushtetuesja dy seanca për mandatin e Olta Xhaçkës, grupi i Berishës jep argumentet para trupës gjykuese

Shkruar nga Pamfleti
Kushtetuesja dy seanca për mandatin e Olta Xhaçkës, grupi i

Gjykata Kushtetuese ka nisur një tjetër seancë maratonë për mandatin e Olta Xhaçkës. Paradite u diskutua për orë të tëra mbi kërkesën e grupit të Alibeajt, ndërkohë që më pas nisi një seanca mbi ankimin që ka bërë grupi i Sali Berishës.

Mësohet se të pranishëm në seancë janë deputetët Agron Shehaj, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Edmond Spaho.

Përfaqësuesi ligjor i deputetëve të opozitës, Franc Nuri, deklaroi se nuk i takon Kuvendit të vendosë nëse është shkelje apo jo, por Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka shkelur kushtetutën duke mos e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja duhet ta zgjidhë çështjen në themel”, tha Nuri.

Ndërsa Genc Çifligu, avokati i ministres ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike, ndërsa shtoi se kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka të ketë përfituar fonde publike. Xhaçka si anëtare e kabinetit qeveritar nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.

Kujtojmë se opozita pretendon se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

Politike kushtetuese xhacka