Aktualitet23 Qershor 2022, 19:54

Kushtetuesja rrëzon qeverinë, nuk ka gjoba për ndërtimin e shtëpive pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Kushtetuesja rrëzon qeverinë, nuk ka gjoba për ndërtimin e

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar gjobat e qeverisë për ndërtimet pa leje.

Ditën e sotme, gjykata ka marrë një vendim kundër ekzekutivit, pas një padie të një qytetari lidhur me ndërtimet pas tërmetit. Qeveria bëri ndryshime ligjore, duke ndalur të gjithë qytetarët që të ndërtojnë pa leje. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u gjobit qytetari Nazif Ruçi, i cili ndërtoi për arsye strehimi sepse banesa ju dëmtua.

Çështja shkoi në Gjykatën Administrative dhe kjo e fundit e përcolli në Kushtetuese. Gjykata ka vendosur të shfuqizojë pikën e parë të nenit të nenit 52, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Njoftimi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 22.06.2022, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 52, pika 1 të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 52, pika 1, shkronja “e” të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 – muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Aktualitet #tërmeti Kushtetuesja