Aktualitet25 Mars 2022, 09:19

Kushtetuesja shpall vendimin, rrëzon kërkesën për OFL

Shkruar nga Pamfleti
Kushtetuesja shpall vendimin, rrëzon kërkesën për OFL

Kushtetuesja shpall vendimin, rrëzon kërkesën për OFL

Operacioni Forca e Ligjit i nisur 2 vite më parë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë ligjshmëri edhe nga gjykata kushtetuese.

Anëtarët e kushtetueses e kanë cilësuar të rregullt dhe ligjor aktin normativ të 31 janarit të vitit 2020. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Edlir Hysenajt, subjekt i OFL-së, të cilit në atë kohë iu sekuestrua një automjet.

Hysenaj pretendon se automjeti i është sekuestruar në kuadër të OFL-së, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Për këtë fakt ai iu drejtua shkallës më të lartë te gjyqësorit, duke kërkuar shpalljen antikushtetues të këtij ligji.

Por, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Hysenajt duke e cilësuar të rregullt aktin normativ të OFL-së, paketës së ashtuquajtur KÇK.

“Pezullimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.1.2020 të Këshillit të Ministrave Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, thuhet në vendimin e GJK.

Aktualitet gjykatë kushtetuese operacioni Forca e Ligjit Vendim