Politike 6 Tetor 2022, 08:21

Kuvend/ Salianji kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm Çuçi

Shkruar nga Pamfleti
Kuvend/ Salianji kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare në Kuvend, ku do të diskutohen disa tema. Seanca nis në orën 10:00 do të nisë me diskutime mes maxhorancës dhe opozitës, për të vijuar më pas me miratime të projektligjeve.

Në rendin e ditës është parashikuar dhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Rendi i ditës:

Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 6.10.2022, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2022.

Njoftime.

Kërkesë për thirrjen e drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë në seancë plenare, si dhe kërkesë për mocion me debat publik urgjent në Kuvendin e Shqipërisë.

Interpelancë me Ministrin e Brendshëm, zotin Bledar Çuçi, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.

Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Politike Kuvend salianji