Aktualitet26 Shkurt 2019, 19:51

Kuvendi i Shqipërisë voton për KLP dhe KLGj/ Taulant Balla: “Nuk është e rastësishme mungesa e tyre sot”

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i Shqipërisë voton për KLP dhe KLGj/ Taulant Balla:

Kuvendi i Shqipërisë voton për KLP dhe KLGj/ Taulant Balla: “Nuk është e rastësishme mungesa e tyre sot”

Teksa jashtë Parlamentit situata është tensionuar dhe protestuesit po përplasen me forcat e policisë, i ashpër ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e tij.

Balla tha nga foltorja e Parlamentit se mungesa e krerëve të opoziës në parlament, veçanërisht Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe ish kryeministrit Sali Berisha shpjegohet me ngritjen e strukturave më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe votimin për KLP dhe KLGJ.

“Nuk është e rastësishme mungesa e tyre sot”, tha Balla duke shtuar se Partia Socialiste “është e vetmja që mund të çojë përpara reformën në drejtësi”.

Duke kujtuar djegien e mandateve të opozitës, Balla tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Nuk është e rastësishme që në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë voton dy vendime të rëndësishme, atë të KLP dhe KLGj, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, e të tjerë si këta nuk janë më në Kuvend. Ne e kishim parashikuar që më parë, ata që sot janë bashkë me një grup huliga.nësh jashtë hyrjes së Parlamentit, nuk do të ishin në sallë. Nuk është e rastësishme. Por ne jemi këtu për t’i qëndruar votës që na dhanë shqiptarët, ne jemi të vetmit për të çuar përpara reformën në drejtësi. Me këto dy vendime ne përmbyllim sot fazën më të rëndësishme të një procesi.

16 shkurti ishte një referendum për shkatërrimin përfundimtar të PD-së. Me PD-në ringjallen hulig.anët, rikthim në ka.os dhe paligjshmëri, në 28 vite me rradhë Saliu dhe Luli kanë qenë përgjegjës për Luftën Civile, firmat piramidale, shitjen e detit, korrupsionin pa fund që pasuroi familjet e tyre. Luli mbahet mend edhe për gjumin e gjatë, plot 4 vjet. Sot Shqipëria është në drejtimin e duhur, ne e kemi vendosur Shqipërinë në krahun e SHBA dhe BE. Dënimi me forcë i dhu.nës kundër institucioneve, apo edhe i dhu.nës që është ushtruar sot me bidona të mbushur me benzinë, me këto veprime, si dhe me veprimin për djegien e mandateve, Lulzim Basha krijoi një precedent të rrez.ikshëm që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Harroje Lulzim, pushteti fitohet veçse me votë.

Kolegë deputetë, KLP dhe KLP janë një konkludim i një procesi të rëndësishëm. I cili tashmë ka prodhuar rezultate të prekshme, përfshi edhe largimin e shumë, po shumë funksionarë të drejtësië. Këto arritje tregojnë qartë se Shqipëria ka konsoliduar progresin për hapjen e negociatave, protestat e dhunshme, bashkë me vetë asgjësimin e PD dhe LSI në prag të prezantimit të paketës së zgjerimit nga KE, sigurisht e dëmtojnë, e minojnë dhe sabotojnë prespektivën europiane të Shqipërisë. Ne jemi mësuar me diversionin dhe papërgjegjshmërinë e kësaj opozite, në veçanti të tre personave, Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhi. Deri në vitin 2021 PS do ta çojë këtë mandat në respekt të votës së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët do t’i japin një leksion të ri, kush ka dyshime se në 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhjet e ka shumë gabim.

Aktualitet Kuvendi i Shqipërisë voton për KLP dhe KLGj/ Taulant Balla: “Nuk është e rastësishme mungesa e tyre sot”