Politike15 Janar 2019, 13:39

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme, Spaho: Na detyruan, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi seancë të jashtëzakonshme, Spaho: Na detyruan, kreu i

Kuvendi seancë të jashtëzakonshme, Spaho: Na detyruan, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, komentoi thirrjen e bërë nga kryeministrit Rama për të mbledhur nesër Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme.

Mbledhja është me qëllim votimin e ministrave të rinj.

Spaho e ka quajtur të jashtëligjshme thirrjen, duke shtuar se maxhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.

“Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afati të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj”, tha Spaho.

Politike Kuvendi seance spaho