Politike25 Korrik 2022, 11:11

Kuvendi seancë të posaçme për ndryshimet në qeveri, shkarkimi i Ahmetajt firma e parë e Bajram Begajt si president

Shkruar nga Pamfleti

Menjëherë pas largimit të Ilir Metës nga Presidenca , kryeministri  Edi Rama i “caktuar menjëherë detyrat e para” kreu të ri të shtetit, Bajram Begajt.

Bëhet fjalë për firmosjen e propozimit të Ramës për të shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

Rama i propozon Begajt, emërimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Majlinda Dhukës, Ministre Shteti për Rindërtimin dhe kryenegociatore për BE-në.

Ndërkohë Kuvendi i gjendur përballë këtyre ndryshimeve do duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.

Nëse nuk ndodh ky skenar, atëherë Arben Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, Rama firmosi shkarkimin nga detyra të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku. Ndërkohë, si Kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke zëvendësuar Zef Mazin. Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres së Shtetit.

Politike #Begaj ndryshimet në qeveri