Kulture 5 Tetor 2022, 20:36

“Ky Nobel duhet të jetë i Kadaresë”/ Akademikë dhe studiues optimistë për çmimin në Letërsi

Shkruar nga Pamfleti
“Ky Nobel duhet të jetë i Kadaresë”/ Akademikë

Edhe këtë vit në listën e kandidatëve të dërguar nga akademia e shkencave të Shqipërisë mes katër emrave të dërguar për çmimin Nobel në Letërsi është dhe shkrimtari tashmë i njohur ndërkombëtarisht Ismail Kadare. Kandidatura e gjeniut të letrave është rikonfirmuar, si zëri unik dhe origjinal i letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndonëse prej vitesh shkrimtari pret për të fituar çmimin më prestigjioz që shpërndan Akademia Suedeze, sipas akademikut  Shaban Sinani ky nobel duhet të jetë i Kadaresë.

Janë të vjetëmjaftueshme vlerat e letërsisë së tij, e cila sot është një letërsi europiane dhe botërore. Sot  ekziston një shkencë që quhet Kadareologji. Kanë dalë dhe diskutime që këtë nobel do ta marrë Kadare i gjuhës shqipe apo në gjuhë të tjera. Kjo është bindja se Kadare do të jetë fitues i Nobelin, por nga ana tjetër në qoftë se Nobeli po respekton edhe kriteret gjeopolitike edhe Kadare e ka këtë favor”, tha ai.

Nobeli edhe pse shpesh është shoqëruar me debate dhe polemika, njihet si një nga vlerësimet më të larta që një personalitet mund të marrë.

Le të themi që në letrat shqipe nuk ka ende në radhën e shkrimtarëve të vet laureime të tilla. Dhe sigurisht marrja e një çmimi të tillë hedh dritë mbi shkrimtarin por do të hedhë dritë në radhë të parë mbi gjuhën në të cilën është ngritur kjo vepër e lidhur ngushtësisht me një kulturë dhe një identitet kombëtar”, tha Persida Asllani për “Vizion Plus”.

Kulture Kadare Nobel